Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kraja: Kadare mbështeti pa rezervë Kosovën në më shumë se 50 vitet e shkuara

    03/07/2024 16:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka publikuar një shkrim, të cilin e ka mbajtur në mbledhjen përkujtimore për Ismail Kadarenë, shkrimtar i shquar shqiptar që ndërroi jetë dy ditë më parë.

    Në shkrimin e tij, Kraja ka rezervuar fjalët të mëdha për Kadarenë. Sipas Krajës, ikja e Kadaresë ka një kuptim specifik.

    “Për ne në Kosovë ikja e Kadaresë ka një kuptim më specifik: ka qenë mbështetja këmbëngulëse, e fortë dhe pa rezervë që ai i ka bërë Kosovës në më shumë se 50 vitet e shkuara” – ka shkruar ai.

    Tutje, Kraja ka theksuar ndihmën e Kadaresë rreth luftës së Kosovës.

    “Zëri i Kadaresë në mbështetje të Kosovës ka krijuar kontekst politik ndërkombëtar, ka arritur të depërtojë nëpër kancelaritë e ftohta diplomatike dhe, që është po kaq me rëndësi, ka qenë frymëzim për shumë gjenerata intelektualësh, mësuesish, studentësh, nxënësish, pra për një mase të gjerë njerëzish në Kosovë, përfshirë edhe ata që, në aktin final të kësaj historie, u vunë në radhët e para të luftës për çlirimin e Kosovës. Në këtë pikë, Kadare ka bërë më shumë se të gjitha institucionet së bashku të shtetit shqiptar” – ka shkruar tutje kryeakademiku i Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti e priti në takim Krajën, folën për hartimin e enciklopedisë shqiptare

    Nuk u shkarkua nga AShK, reagon Kraja: S’kam kërkuar falje, ekzistonte një kompromis

    Tre akademikë ia kërkojnë dorëheqjen Mehmet Krajës 

    Të Fundit

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.