Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Konvertimi i patentëve, serbët: Jetojmë në Kosovë, ta respektojmë ligjin

    02/07/2024 14:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një muaj e gjysmë nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për  konvertimin e patentë shoferëve serbë në ato të Republikës së Kosovës, procesi ka nisur të marrë hov. Deri tani, në veri të vendit janë dorëzuar rreth 1400 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës për RTK.

    Qytetarët e Mitrovicës së Veriut shprehen se shumë prej tyre apo familjarëve të tyre i kanë ndërruar tashmë patentat e shoferit serb me ato të Kosovës.

    “Atëherë kam qenë ndër të parët që kam marrë letërnjoftimin e UNMIK-ut dhe pa asnjë problem e kam  konvertuar nga ai serb në atë të Kosovës. Shumica e njerëzve po e ndërrojnë patentën e shoferit serb me atë të Kosovës. Çfarë të bëjnë njerëzit, nëse e kanë letërnjoftimin e Kosovës, jetojnë në Kosovë, duhet ta respektojnë ligjin për t’iu shmangur dënimit”, tha një banor i Mitrovicës së Veriut për RTK 2.  

    E një tjetër qytetar theksoi: “Djali im ndryshoi patentën e shoferit, të gjithë po i konvertojnë. E ndërroi që të mos dënohej”.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se deri më tani janë dorëzuar rreth 1400 kërkesa për ndërrim të patentë shoferëve dhe atë 387 në Mitrovicën e Veriut, 193 në Zveçan, 347 në Leposaviq dhe 198 në Zubin Potok.

    “Në maj të këtij viti ka filluar procesi i aplikimit për konvertim të patentë shoferëve në RKS dhe i gjithë procesi do të jetë i përmbyllur deri më 10 gusht të këtij viti. Deri më tash kemi 1400 aplikime për konvertim të patentë shoferëve dhe procesi po ecën pa asnjë problem. Mendoj se deri në përfundim të afatit do të përmbyllet gjithçka”, theksoi Elshani për RTK 2.

    Ndërkaq, Milica Andriq Rakiq nga Iniciativa e Re Sociale tha se procesi i konvertimit të patentë shoferëve në RKS duhej të kishte ndodhur qysh në vitin 2021, e që do të pasonte me riregjistrimin e automjeteve. 

    ”Ky veprim  do të duhej t’i paraprinte gjithçkaje. E tërë kriza e shtatorit të vitit 2021 ka ndodhur për shkak të kësaj. Në vend që fillimisht qytetarëve t’u mundësohet konvertimi i dokumenteve, siç ishte rasti nga viti 2007 deri në vitin 2010 në jug  dhe në veri më 2011 dhe 2017, Qeveria e Kosovës vendosi t’i konfiskojë automjetet. Ky do të duhej të ishte hapi i parë. Qysh në vitin 2021 do të duhej të niste procesi i konvertimit të dokumenteve, e më pas riregjistrimi i automjeteve”, tha ajo.

    Afati për ndryshimin e patentë shoferëve skadon më 10 gusht. Pas kësaj date nuk do të jetë më i mundur përdorimi i patentë shoferëve serbë, që janë lëshuar për qytetarët e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq e Dodik me flamuj serbë e rusë në përballjen Zvicër-Serbi, politikani serb: Turp, hajde në Prishtinë shpalose flamurin rus

    Si votuan serbët e Kosovës?

    Mbi 1 mijë vetura pajisen më targa RKS në veri

    Të Fundit

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.