Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Komentatori sportiv Edi Manushi mbështet tifozët të cilët e fyen himnin e Kosovës

    01/11/2022 19:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nuk ka më shumë se një javë kur bë lajm gjesti i tifozëve të Vëllaznimit të cilët fishkëllyen himnin e Kosovës.

    Klubi gjakovar, i cili u promovua në elitën e basketbollit kosovar para dy viteve, e mundi Trepçën, njërin prej gjigantëve të basketbollit në vend, 75:72, në një ndeshje dramatike.

    Por, triumfi i madh i Vëllaznimit u prish ende pa filluar përballja nga tifozët vendas në Gjakovë, të cilët e shpërfillën plotësisht himnin e vet shtetëror për himnin e një shteti tjetër.

    Tifozët gjakovarë u dëgjuan duke e fishkëllyer himnin e Kosovës sapo nisi të këndohej në Palestrën “Adem Jashari”, si dhe duke e kënduar atë të Shqipërisë njëkohësisht, në mënyrë që ta bënin të padëshueshëm atë shtetëror.

    E ky gjest i tifozëve gjakovarë, për çudi po mbështetet edhe nga moderator profesionalist në Shqipëri, sic është Edi Manushi i “Procesit Sportiv”.

    “Ky është himni i Kosovës që ata fishkëllejnë dhe pastaj kanë kënduar himnin kombëtar. Kjo është tifozëria që ne do të donim. Fishkëllejnë pra himnin e Kosovës për të kënduar himnin e Shqipërisë”, ka deklaruar Manushi.

    Artikuj të ngjashëm

    Spektakël i garantuar, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen sonte në ‘Play off’

    KB Peja mposht Yllin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Play Offit

    U lëndua në ndeshjen Kosova – Zvicra, Gëzim Morina i mungon Yllit për tetë javë

    Të Fundit

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.