Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Koha kur u zgjodh president, Bamir Topi tregon bisedën e fshehtë me Berishën në 2007

    04/05/2022 12:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi ka kujtuar natën e 20 korrikut të vitit 2007, ku u vendos në krye të shteti, ndërsa mes të tjerash ka rrëfyer edhe bisedën me ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Pa harruar tensionin e asaj periudhe, ku edhe Fatos Nano aspironte të behej president, Topi thotë se maxhoranca e asaj kohe e donte që të ishte në krye të presidencës, pasi po i rrezikohej mandati qeverisës.

    Nano zbuloi edhe bisedën konfidenciale me Sali Berishën në janar të 2007, i cili i kishte thënë se nuk kishte asnjë kandidaturë tjetër me të denjë për në krye të shtetit.

    “Nata e 20 korrikut. Bëhet fjalë për 15 vite më parë. Mbaj mend tensionin, pritshmëria që njeriu ka, duke vlerësuar që nuk ishte vetëm halli im, por edhe maxhorancës. Shikoja një tension që i kishte përfshirë të gjithë. S’kishte rrugë tjetër veç zgjedhjeve të parakohshme. Duhej një president mbi palët, për t’i bërë presion maxhorancës për të mos aluduar për pushtete të rëndësishme. Në rast se krijon probleme të forta, presidenti mund të ushtrojë presion që maxhoranca e ka të vështirë të tërhiqet. Ky presion nuk ekziston më. Gjithçka duhet analizuar në kontekstin e konjuktuar të kohës. Zoti Nano aspironte të bëhej president. Di që zoti Nano e shprehu publikisht ëndrrën e tij presidenciale.

    Ai iu drejtua selisë së PS-së, kur i kërkoi Ramës kandidimin e tij. Problemi ishte nëse PS do t’i jepte mbështetje. Do kaloj në retrospektivë, isha kryetar i grupit parlamentar, s’isha në ëndërr. Ishte vetë Berisha, në një mbrëmje të janarit të vitit 2007 në një bisedë konfidenciale, hapi bisedën e nevojës për një president të sigurt, se ndryshe do rrezikohej mandati qeverisës. Ai tha duke parë mënyrën e funksionimit në parlament, tha se askush më shumë se ti s’mund ta realizojë atë numër“, tha Topi në Top Story.

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

    Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

    Baton Haxhiu – Sali Berishës: Kur bëja sondazhe për ty doktor, më besoje

    Të Fundit

    Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin

    Nxehtë sot, maksimalja deri në 35 gradë

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.