Presidentja Vjosa Osmani do t’i mbledhë sërish liderët e partive, në kërkim të një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar tash e mbi tre muaj. Këtë herë, Osmani do t’i takoj krerët e partive secilin veç e veç. Sipas burimeve të Gazetës Online Reporteri.net, takimet do të mbahen nga ora 10:00 deri në orën 16:00.
Presidentja Vjosa Osmani do të nisë një seri tjetër takimesh me liderët e partive lidhur me krijimin e institucioneve, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar. Ftesa e Osmanit për takime vjen pas dështimit të 40’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Takimet do të mbahen të mërkurën dhe të enjten.
Sot Osmani do t’i pres liderët e partive më të mëdha në vend, teksa nesër ata të partive minoritare.