GazetaDemos raportoi më herët për një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Rasti u konfirmua për GazetaDemos edhe nga zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi deklaroi për Demos së vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 7:55 të mëngjesit dhe se i lënduari është jashtë rrezkut për jetë dhe është dërguar për tretman mjekësorë.
Ndryshe banorët e zonës kanë treguar për GazetaDemos se automjeti ka humbur kontrollin, shkaku i shpejtësisë ku sipas tyre vetura ishte duke u vozitur 190 km duke përfunduar në oborrin e një shtëpie pranë rrugës.