Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Arben Vishaj ka treguar për gjendjen shëndetësore të pacientes e cila është prekur nga sindroma veshkore apo ethet e minjve, shkruan Gazeta Demos.
Vishaj në një deklaratë për Gazetën Demos bëri të ditur se gjendja shëndetësore e pacientës është stabile dhe se ata kanë marrë të gjitha masat e duhura për trajtim.
“ Pacientja është në gjendje të përgjithshme stabile dhe kemi ndërmarrur masat e duhura për trajtim”, deklaroi Vishaj për Gazetën Demos.
Më tej ai tregoi edhe disa nga simtomat e kësaj sëmundje të cilat sipas tij janë tempratura e lartë, lodhje, dhembje të muskëjve. /GazetaDemos/