Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kica-Xhelili: Raporti i KE-së evidenton se s’ka progres në drejtësi, Qeveria s’i merr seriozisht reformat

    30/10/2024 21:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur shqetësim për gjendjen e sundimit të ligjit dhe dështimin e reformave.

    Ajo ka theksuar se raporti evidenton mungesën e progresit në këtë fushë, duke theksuar se reformat e iniciuara nga Qeveria kanë dështuar.

    Kica-Xhelili ka thënë se dështimi është rezultat i mungesës së komunikimit ndërmjet qeverisë dhe aktorëve të interesit, siç janë këshillat përkatëse.

    Ajo ka akuzuar qeverinë për ngutësi në miratimin e ligjeve që nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

    “Nga raporti i Progresit, janë dy çështje, e para ka të bëj me sundimin e ligjit, ajo që e evidenton raporti është ajo që ka qenë e ditur për një që nuk ka progres në kuptimin e sundimit të ligjit, të gjitha reformat që janë iniciuar kanë dështuar. Kanë dështuar jo vetëm për shkak të mungesës së komunikimit të qeverisë me aketerët që janë palë te interesit, që janë këshillat përkatëse, pro ka dështuar gjithashtu për shkak të ngutisë se Qeverisë që të sjellë ligje që nuk janë në përputhej me BE-në”, ka deklaruar ajo.  

    “Këta nuk e kanë seriozisht çështjen e reformave në drejtësi,” ka shtuar ajo.

    Deputetja theksoi gjithashtu se Ministria e Drejtësisë, qëllimisht, nuk i merr parasysh komentet e Komisionit të Venecias, duke risjellë ligjet pa përmirësime të nevojshme.

    “Nëse asgjë tjetër do të mundoheshe që kur e sjellë një ligj në Kuvend ai të kalojë pa asnjë domosdoshmëri që të shkoj në Kushtetuese apo të mos ketë kritika nga BE-ja e as Komisioni i Venecias.  Çështja tjetër që e lexoni në raport, është fakti që ministria  e Drejtësisë  natyrisht që qëllimshëm, nuk i merr parasysh komentet e Venecias, dhe i sjellë  e i risjellë ligjet pa i marrë fare parasysh këto komente”, ka deklaruar Kica – Xhelili ne Debat Plus.

    Një tjetër çështje shqetësuese, sipas saj, është tendenca për kontrollin e mediave nga ana e qeverisë, e cila është e evidentuar në raportin e fundit.

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami: Do të marrim pjesë në çdo seancë konstituive

    Manaj kërkon respektim të Kushtetutës: Të mos shkelet rendi i ditës në Kuvend

    Pas PDK-së edhe LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.