Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar ashpër qeverinë në largim Kurti për, siç ka thënë ajo, shkelje të përditshme të ligjit dhe përpjekje për të krijuar konfuzion te qytetarët përmes një “katrahurë shkeljesh që minojnë demokracinë.”
Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, i cili, sipas saj, vërtetoi se “krejt kabineti Kurti janë shkelës të ligjit, jo herë pas here, por çdo ditë”.
Deputetja Kica-Xhelili ka bërë thirrje për një kërkesë të qartë dhe njëzëshme: të lejohen deputetët e zgjedhur të popullit të votojnë për kryetarin e Kuvendit, “ashtu siç e kërkon rendi juridik”.