Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka gjasa më të mëdha që të tentojë ta formojë qeverinë pa koalicion me opozitën.
Sipas Cakollit, zgjedhjet kanë dhënë mesazh se votuesit duan bashkëpunim mes partive.
“Çka kanë prodhuar zgjedhjet ka qenë një mesazh jashtëzakonisht i votuesve që në Kosovë nevojitet një bashkëpunim mes partive politike. Në radhë të parë edhe nëse një parti arrin ta formojë qeverinë e ardhshme ose do të jetë shumë afër me vota me pjesën opozitën ose nuk do të ketë numër të mjaftueshëm të votave për me garantu qeveri stabile”, tha Cakolli në Klan Kosova.
Cakolli tutje dha skenarin e tij sa i përket koalicioneve për formimin e qeverisë.
“Skenari më realist është që LVV me komunitete dhe potencialisht me përkrahjen e ndonjë deputeti. Gjasat më të mëdha janë që LVV pa koalicion me opozitën të tentojë formimin e qeverisë. Kjo në të kaluarën është tregu lehtësisht me mundshme”, tha ai.