Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

    21/05/2025 14:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale e ka autorizuar njësinë përkatëse të Policisë së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin e personave që e kanë kërcënuar me jetë presidenten Vjosa Osmani.

    Kështu thuhet në një përgjigje të PRSK’së për Express.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryerësve të mundshëm të veprës penale.”

    Lidhur me këtë çështje, dje Policia e Kosovës ka thënë se tashmë është iniciuar rast penal.

    “Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është inicuar rast penal”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Express.

    Të hënën është bërë e ditur se në emailin zyrtar të Presidencës, një llogari e quajtur “Rrap Tap” e ka kërcënuar me jetë presidenten Osmani.

    Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit, ka konfirmuar se e-maili është dërguar në adresën zyrtare të institucionit.

    “Kërcënimi është dërgu në emailin zyrtar të Presidencës”, tha Kupina për Express, duke shtuar se rasti është raportuar në Policinë e Kosovës.

    Ndërkaq, Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme, të qarta dhe specifike.

    Sadriu ka shtuar se përveç kërcënimeve, janë shfaqur edhe shpifje të fabrikuara, të cilat kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të krijojnë një klimë ku dhuna perceptohet si e justifikuar.

    Ai ka kritikuar edhe institucionet kompetente se s’është marrë asnjë veprim dhe asnjë përgjegjësi.

    “Sepse askush nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi. Dhe kur institucionet përkatëse heshtin, dhuna natyrshëm që flet. Kur institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt. Sot është Presidentja. Nesër dikush tjetër? Rreziku është i qartë. Heshtja është bashkëfajësi. Koha për veprim ka kaluar qëmoti”, ka shkruar Sadriu. 

    Artikuj të ngjashëm

    E rëndë: Vdes një 15-vjeçar pas një vetëaksidenti me biçikletë

    Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

    Rasti i denoncuar si rrëmbim në Fushë Kosovë rezulton të jetë kallëzim i rremë – Policia zbulon detajet

    Të Fundit

    E rëndë: Vdes një 15-vjeçar pas një vetëaksidenti me biçikletë

    Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

    Rasti i denoncuar si rrëmbim në Fushë Kosovë rezulton të jetë kallëzim i rremë – Policia zbulon detajet

    Trump ndalon Harvardin të regjistrojë studentë të huaj

    Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në vendin e punës në Itali

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.