Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Keqtrajtimi i qenit në strehimoren e Prishtinës, FDK paralajmëron padi ndaj punëtorit – VIDEO

    10/06/2025 11:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj punëtorit të strehimores publike të qenve në Komunës e Prishtinës, i cili u pa në një video duke e rrahur një qen endacak.

    Nga Fondacioni thuhet edhe se, sipas tyre, incidenti në fjalë s’është rast i izoluar porse ‘‘një simptomë e qartë e një problemi më të thellë dhe sistematik brenda qasjes së Komunës së Prishtinës’’.

    ‘‘Në video, punëtori shihet duke shkelmuar dhunshëm qenin dhe duke e trajtuar kafshën e tmerruar me një egërsi tronditëse. Nuk ka asnjë arsyetim për këtë lloj abuzimi. Ky veprim është mizor, i paligjshëm dhe absolutisht i papranueshëm.  Ky incident nuk është një rast i izoluar, por një simptomë e qartë e një problemi më të thellë dhe sistematik brenda qasjes së Komunës së Prishtinës ndaj mirëqenies së kafshëve. Për vite me radhë, zyrtarët komunalë kanë bërë deklarata publike duke pretenduar se janë të përkushtuar ndaj trajtimit human të kafshëve endacake dhe se respektojnë mirëqenien e kafshëve’’, thuhet mes tjerash në reagim.

    Në reagim paralajmërohet se FDK është duke e duke përgatitur një kallëzim penal ndaj individit, dhe se po ashtu, ata janë duke shqyrtuar opsione tjera ligjore ‘‘për ta shtrirë këtë ankesë edhe tek zyrtarët komunalë’’.

    ‘‘Organizata jonë është duke përgatitur një kallëzim penal ndaj individit të shfaqur në video. Për më tepër, ne po shqyrtojmë edhe opcione tjera ligjore për ta shtrirë këtë ankesë edhe tek zyrtarët komunalë të cilët janë bashkëfajtorë në këtë mizori, për keqpërdorim të kafshëve, neglizhencë dhe qeverisje të paligjshme. Kjo nuk mund dhe nuk do të injorohet. Kërkojmë llogaridhënie. Kërkojmë drejtësi për kafshët që vuajnë pas dyerve të mbyllura, të fshehura nga sytë e publikut por jo nga e vërteta’’, thuhet mes tjerash në reagim.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë

    Pas prishjes me Kurtin, Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

    Arben Fetai që dikur e kundërshtonte, sot takon Albin Kurtin në Shkup: Si vëllau për vëlla

    Të Fundit

    Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë

    Pas prishjes me Kurtin, Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

    Arben Fetai që dikur e kundërshtonte, sot takon Albin Kurtin në Shkup: Si vëllau për vëlla

    Përfshihet nga zjarri një hapësirë fushore tek Kalaja e Kulinës në Kamenicë

    Aksident i trefishtë në Tiranë, një makinë përfshihet nga flakët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.