SHQIPE NË MAQEDONI
Dr. Xhevat Hasani, 18 mars 2026
Në krye të urrjtjes patologjike ndaj gjuhës shqipe në Maqedonin e Veriut, është vetë Kyeministri i vendit, për mendimin tim i sëmurë rëndë nga shovinizmi rusofil e serbofil me premisa racizmi e nazizmi, z, Hristjan Mickoski .
Mickoski nëpërmjet të Gjykatës Kushtetuese dhe nëpërmjet të Ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë, tani më gjuhën shqipe në kundërshtim me çdo logjikë normale, veç e ka shpallur gjuhë jozyrtare , që me fjalë të tjera do të thotë se e ka shpalluar gjuhën shqipe gjuhë kopile ; fëmijë jashtëmartesor!
Në ditet në vijim pritet që Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ta thotë fjalën e fundit, nëse gjuha shqipe është apo nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Merreni me mend në Kosovë edhe pse serbët e përbëjn 3% të popullatës së githëmbarshme, gjuha serbe është gjuhë zyrtare, kurse në Maqedonin e Veriut edhe pse shqiptarët e përbëjnë 30% të popullatës së gjithëmbarshme, gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare.
I sëmuri i Ballkanit Mickoski trëmbet aq shumë nga gjuha shqipe sa që e ka hequr atë nga tabelat e sistemit rrugor , e ka hequr edhe nga uniformat policore të policëve, si dhe ka dashur ta heq deri edhe nga ambalazhet e ushqimeve . Hosona Barraba!, do të thoshte Noli i madh duke ofsha! Urrejtja patologjike e Mickoskit ndaj ghuhës shqipe të kujton urrejtjen e HITLERIT ndaj gjuhës hebreje dhe ndaj çdo gjeje hebreje në Gjermani.
Në mes të Mickoskit dhe Hitlerit dhe në mes të VMRO-së së Mickoskit dhe Partisë Nacional-Socialiste të Hitlerit, hapësira po bëhet gjithnjë e më ngushtë . Me sa duket qimes së flokut ka për t`i dal shumë punë…!
Dhe Mickoski pasi që i bënë njëqind marrëzira kundër përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, ai me hipokrizinë më të madhe të mundshme, për çdo vit më 22 nëntor ua uron shqiptarëve në mënyrë cinike ditën e alfabetit të gjuhës shqipe : Ditën kur patriotët shqiptarë të të gjitha viseve shqiptare në Kongresin e Alfabetit të mbajtur në qytetin e Manastirit në vitin 1908, alfabetin latin e kanë shpallur alfabet të gjuhës shqipe.
