Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
SI U THEMELUA GJYKATA SPECIALE KUNDËR USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS KUJTË I PËRGJIGJET KJO GJYKATË
Sot është bërë modë që “klani yt politik” të veprojë: omnia contra omes ( të gjithëkundër të gjithëve). Sot viset shqiptare janë të mbushura me kundërshtarë politikë, seicili në hasmeri me tjetrin e jo në konkurencë për organizim të sigurisë dhe shtetit më të përkryer, në shkencë, kulturë dhe art,në organizim të investimeve të huaja, në hapjën e vendeve të reja të punës, në avansimin e të drejtave të njeriut. Por, jo çdo gjë në shoqërinë politike shqiptare nuk mundesh për t ua lexuar dhe sqaruar synimet e kundërshtarëve, sepse në arsimi, janë të cekt në kulturën politike, fakt ky që tregon se lexojnë fare pak për t u përballuar me zhvillimet shoqëroro ekonomike dhe tregun në përgjithësi. Sot këta “mullajtë dhe priftat” tanë të gjithëdishëm,me miekrra dhe pa to, po sillën kinse Zoti i ka dërguar si kujdestar në shoqërinë tonë, për ta na treguar si duhët të vishemi, si duhet të jetojmë,si dhe ku duhët të shkollohemi dhe kur duhët të vdesim dhe kush do të na gjykojë atje.Dhe ky realitet ndodhë, thue se ne duhet vetëm të mendojmë për gjykimin, duhet të friksohemi e jo të jemi të sinqertë dhe të patrembur prej askujtë.
Sot dihet publikisht se para Hitlerit, serbët nga viti 1807, kanë pasë progarm për asgjasimin e hebrejëve. Por serbët tash po dalin në TV e pa fie turpi po thonë se: “ne i kemi ruajtë hebrenjët”. Ndërsa dokumentët flasin se më 1941/2 gazatat e tyre shkruanin për shoqërinë e pastër serbe nga hebrenjët. E këta serbët, ende po mendojnë se ato fakte i ka hangër terri. Jo, ruhet me kujdes, të paktën nepër arkivat ku i dërgonin ato gazeta me adresë. Aty pata hasë edhe në këtë kurdisje IDIOCIVE, kur popi i Deçanit, i thot një murgeshe shtatzënë (!!!), që: “ kur ta lindësh fëminë, hudhe në zjarrë dhe akuzoni Aranutët, sikurse Hitleri jahuditë”. Dhe popi mëtej tha: “Zoti pastaj nepërmjet Krishtit, do ta mëshiron murgeshën”. Dhe murgesha porosinë e bëri realitet më 1890. Për çka tash duhet ta bëjmë AGJUSTATURËN historike të murgeshës me fantazinë e historianit Dr Millan S. Protiqit, në fillim të shekullt XXI, për kurdisjën e: “traspalntimeve të organeve njerëzore në Shtëpinë e verdhë”, ku torishta e bagëtive është nja 50 metra largë. Madje këto ditë Kryetarja e Gjykatës Speciale ish zavndës prokurorja e pushtetit komunist në Bullgari (Ekatarina Trandafillova), i akuzon ata që i reagojnë Specialës se: “Janë më terroristë se këta në Hagë”. PO, ne që jemi shqiptarë e kuptojmë se çdo akuzë në Evropë bëhet luftë kryqzatë që të na amputohët, kurse të tjerëve u lejohet!
2.Si u kurdis intriga e trafikimit organeve njerëzore?
Për ta çëndisur mirë këtë intrigë, Beogradi ngadal e solli ambasadroin e vet nga SHBA nëZvicër (Dr Millan S. Protiqin- nga lloza e Ballkanikusit-Dr Stojan Protiq, i njohur me Programin për likvidimin e Arnautëve më 1920). Dhe, Dr Millani i Protiqve për një kohë REKODRE e lëshoi skenarin në etër se: “Drejtuesit e UÇK (duke plasuar emra të njohur) “kanë vararë e masakruar serbianë dhe shqiptarë të nderëshëm; madje, ua kanë nxierr organet në një shtëpi të Malësi të Madhe”, ku torishta e bagëtive është 50 metra largë; madje edhe oborri, ka bagla të freskëta bagëtish; madje aty sipas dr M. S. Protiqit bëhej “transpalntimi”!!!. Dhe Evropa politike dhe diplomatike me mjekësi “supermoderne” kësaj rrene dhe mashtrimi serbian i besoi.
Nga ajo kohë e tutje ne kemi shtruar vetëm një pyetje: Ku jeni mjekë të botës pa kufi, ngrituni e thuane të vërtetën, sepse vuajtjet e shqiptarëve pastaj nuk ju amnestojnë mësa Hitlerin, Milloshin, Araknin, Vuçiqin, Daçiqin,Odalloviqin, Llazareviqin e shumë oficerë xhelatë urdhërdhënës ushtrak e policor, me kryetar të komunave dhe partive varstare serbe, në të cilat ka pasë edhe “poshteni albanca”, që kanë qeshë kur shqiptarët janë masakruar me sharrë motorrike publikisht, për t` u trishtuar masa refuxhate shqiptare.Madje thuhet se aty dy oficer me grada të larta ruse janë zgërdhi dhe e kanë shiquar tërë krimin me sy. Këtë skenar Millan S. Portiqi i Ballkanikusi-ai që 132 fshatra të Kosovës 1919-1921 i shndërroi në KREMATORIUM, madje vetëm në Prapashticë i maskroi 1010 gra, fëmi , pleq e plaka, për një ditë, dhe për krimin nuk është përgjegjur kurrë edhe pse ka pasë peticione drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë. Ndërsa lloza e Stojan Protiqit, në pozitë prej diplomati, në zemër të Evropës, DR. Millan Protiqi në dekadën e parë të shekullit XXI , me shumë vështersi ia la në dorë akuzën e trilluar Prokurorës Karla del Ponte.E pastaj xhelatja zyrtare shkroi libër, që u botua me para të pista drogerie serbiane. Në këtë skenar serbian u inkuadrua edhe Dik Marti,i cili flet italisht dhe shtihet si frankofon,që kishte krijuar famë për një punë tjetër, dhe pas shumë peripetive,drekave dhe darkave nepër Llugano , Bern e Lozanë e deri në Gjenevë, pranoi dhe arrijti “prodhimin e vet ta plasoi në Këshillin e Evropës, pikërisht atë ditë kur numri i deputetëve ishte i favorshëm për te, sepse me apo pa qëllim, DY DEPUETË SHQIPTARË MUNGONIN në Këshill (njeri nga Shqipëria, tjetri nga Maqedinia e Veriut-hulumtoni kush janë ata dhe a janë korruptuar prej ndokujtë?!).
Mjerishtë në këtë pazar të pist që vetëm FBI ose CIA do të kishin FUQI për ta zabrdhë, do të përzihet edhe Karla Del Ponte “nga korrneri”, e cila tërë punën e shndërroi në një libër kujtimesh, ku intriga dhe halucionacioni idiociv, e shpërblen FAJDEN, që është paguar, jo nga KGB por nga BIA serbiane e Beogradit. Krejtë ky galimatias ngjanë më 2011, kur në BE do të krijohet Komison i veçant që i vlerësoi akuzat e Dik Martit.Atëbotë, Prokurori i parë nga Peruja Frano Barambieri, pas një hulumtimi, do të konstatojë se akuza kundër UÇK-ës, ngritet mbi një bregora rreansh, prandaj do të largohet nga detyra. Ky largim i prokurorit të njohur peruan në botë e bindi KS OKB që të qëndrojë edhe më largë Gjykatës Speciale raciste, sepse është në kundërshtim me të gjitha Rezolutat e KS OKB, e sidomos është në kundërshtim me Rezolutën për DEKOLONIZIMIN NË BOTË nga viti 1960. Pas këtij realiteti, kurdisjet bizare do të i merr në kompetencë, BE më 2014. Madje KE, do ta emrojë Clint Wiliamsonin (SHBA) prokuror në vend të F. Barajbierit (Barambierit?). Por, Wiliamson do ta le punën pas një kohe, sepse filloi t` i dyshoi hies së vet. Kështu shumë pyetje do të mbesin në gjysëm të rrugës, krejtë me qëllim që dikush nga miqët e tij, ta vazhdojë punën, duke agjustatuar shumë të pavërteta, pale prej të gjithave mos ndonjë po i dhezë dhe e siguron një rrogë të majme nga “ derrat e koperativës së Stalinit dhe Todor Zhivkovit”. Madje u gjetën gjykatës për më ia “ruajtë fytyrën” Këshillit të Everopës,veproi me intriga dhe për një dekadë esajoi aktakuzën. Formën definitive e kornizuan juristët dhe diplomatët rusë, të cilët akuzën e përqëndruan kundër UÇK-ës “si strukturë agresive ushtarake”.Le të kuptohet se: Anglia, Franca,SHBA, Rusia dhe Kina, antare të përherëshme të KS OKB nuk pranuan të kompromitohën që me firmën e tyre të themelohet Gjykata Specila për UÇK- për Kosovën.Por, serbianët dhe rusët e nëntokës nuk u ndalën. Kështu me presione mbi drejtuesit e pushtetit në Prishtinë, të shashtrisur pas pushtetit-fotelës, do të avansohen në telall të BE (alias KE), se më 3 gusht 2015 u aprovua themelimi i Gjykatës Speciale për “krimet e UÇK-ës”, në Kuvendin e Kosovës me moton “diplomatike: se e hanë Kosova. Pastaj Holanda do ta ratifikojë mundësinë që Gjykata raciste kundër Republikës Kosovës (kundër UÇK-ës), të veprojë me seli në Hagë. E kjo ndodhi pasi që Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligj, që rrezulton se është një lloj themeluesi i tërë asaj “histerie” politike.Të paktën Kosovës i “mbeti kopili te dera”. Dhe, pse jo, lojërat idiocive do të kalojnë, duke u votuar me shifër apsolute të dy të tretat e Kuvendit kukull, krejtë në saje të filozofisë prrallore të binjakëve të Sijamit me moton: “Unë nuk jam aty në burg pastaj, rafsha në gropë të geleqerës, nëse më tradhtojnë, miqët e jashtëm”!
Kështu do të hyjnë në verpim si spirutus agens, edhe shumë të pavërteta tjera për të drejtën shtetërore të Kosovës, sepse edhe kur është bombarduar pushteti fashist në Serbi më 1999,ku shumë shtete të BE (KE) kanë qenë “haxhi pishman”, qarqet politike në Kosovë nuk kanë qenë në rriedha fare. Dhe, mbi këto llogarti u tradhtuan ata që mednonin se vet nuk do të janë palë e futjës para karrikës zezë, me drrasë të zezë përpara. Kështu disa drejtues të “pavdekshëm” të pushtetit në Kosovë, kur e panë se kishin rënë në gropë, tentaun ta abortojnë gropën dhe të dalin prej saj. Por tash këmbë e duar u ishin në prush. Më kujtohet kur rastësisht isha në Kuvenin e Kosovës, tre amabasadorë atë ditë kalëronin nepër koridoret e Kuvendit, thue se janë ushtarë të Jan Smitit, në ish Rodezinë e kohës raciste, apo Pinoçetit në Çilën e largët. Madje njëri prej ambasadorëve e dija se ishte “djalë shkine” dhe notonte në Kosovë, sikur të ishte dahi Anadolli mjedis Beogrdait. Për çdo të dytën ditë ky dahi ishte në Çagllavicë, pale mos po e bind Moma Trajkoviqin për t` i treguar, pse u prish me dajën Sllobodan Millosheviq.Mos e harroni edhe dr Rada Trajkoviqin,që në Spitalin e Prishtinës mbahej si teze e Sheshelit, dhe i gjuante specializantë shqiptarë me gërsherë.
4.Kush i emroi gjyqtarët e Gjykatës Speciale ndaj UÇK-ës
Lufta për institucionalizimin e Gjykatës Speciale racsite KINSE është për t i hetuar dhe gjykauar individët. E po individët e kanë përbër UÇK. Pra po hetohet dhe gjykohet UÇK krejtë me qëllim që të DEFAKTORIZOHET shteti i Kosovës. Unë e kuptoj këtë histori që po promovohet si monstrum politik, në esencë kundër shqiptarëve dhe ka për prapavi që gjenocidi serbian me mbetë në hie i paprekshëm në një “frigorifer të prodhimit rus” sepse më 1919-1941 23000 rus janë kolonizuar në Kosovë; sepse në luftën “për Kosovën 1999” kanë marr pjesë 9211 rus-të gjithë specialist; sepse gjatë kohës së bombardimeve 3 aeroplan ushtrak rus kanë kujdestaruar në Aeroportin e Mosokës të gatshëm për me bartë kufoma të shqiptarëve nga Aeroporti i Beogradit gjithë për t i larguar në Siberi për të humbur gjurmë.Me që nuk u lejua lëvizja e tyre, kufomat u “rahatuan” nepër Beograd dhe në liqej të kontrolluar.
“Historia” pastaj tërë këtë rrugëtim maratonik, më 2017,ia besoi Ekatarina Trandafillovës-gjykatëse nga hemisfera lindore. Ajo pastaj me shpejtësi dhe “precizitet” Perendimor i emron 19 gjyqtarë. Gjyqtarët e emruar më 2017 ishin-ishin: 1. Kejth Raynor nga Anglia, 2. Roland Dekkers nga Holanda, 3. Anne Poëer -Forde nga Irlanda, 4.Vidar Steinstand nga Norvegjia, 5. Antonio Baisamo nga Italia, 6. Kai Ambos nga Gjermania, 7. Christph Barthe nga Gjermania, 8. Michael Bohlander nga Gjermania, 9. Emilio Gatti nga Italia, 10. Nikcolas Guilou nga Franca , 11. Thomas Laker nga Gjermania, 12. Guenaël Mattrauz nga Zvicra, 13. Vladimir Mikula nga Çekia, 14. Andres Parmas nga Estonia, 15. Michele Picard nga Franca, 16. Kenneth Roberts nga Kanada, 17. Charles Smith III nga SHBA, 18. Mappie Veid –Foqlia nga Holanda, 19. Christine van der Eynqaert nga Belgjika.
Çka kanë bërë këta gjykatës qe 8 vjet, vetëm Zoti e din. Jam i sigurtë se disa prej tyre do t` i kenë blerë Dik Martinoviqit e ndoshta edhe Dr Millan Protiqit nga një peshqesh që u kanë gjetë punë, për ta gjykuar një Ushtri që është themeluar me TROHA të bukës dhe ka luftuar kundër Rajhut katërt nazifashist serbian (sepse Rajhu i Parë serbian ka qenë më 1877, kur u shfarosën 714 fshatra shqiptare në Sanxhakun e Nishit; Rajhu i dytë serbian më 1912-1915, kur 395 anije të kontrakturara evropiane nga Qeveria serbe bartën shqiptarë në Anadolli; Rajhu i TRETë serbian 1918-1941, kur Kralevina Serbe lidhi Konventë me Turqinë për shfarosjën e shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale; Rajhu i katërt serbian 1945-1999, kur me 1953 u ratifikua Marrëveshja Xhentelmene, me rezultat definitiv më 1966 që 415000 shqiptarë dhe boshnjakë nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku u deportuan në Anadoll, për ta përfunduar politikën naziszte të shekullit më 1999, kur nga Kosova u DEPORTUAN mbi 1 000 000 shqiptarë, prap si pasojë e fashizmit serbiano-rus (studio rrolin e diplomatit Afanasiev).

