Shkruan Shukri Buja
Të nderuar qytetarë, Të nderuar bashkëluftëtarë, Familjarë të dëshmorëve,
Ka ditë që më mundon një dilemë: të hesht apo të flas për zhvillimet në Dhomat e Specializuara?
Unë kam folur kur shumëkush heshti. Kam kundërshtuar dhe kam paralajmëruar se ky ligj është i njëanshëm, politik dhe i dëmshëm për Kosovën. Kam dalë kundër pikërisht atëherë kur u votua nga deputetët tanë “të nderuar”.
Sot, çuditërisht, shumëkush ka ndryshuar!
Sot, shumë prej atyre që na etiketonin si kriminelë, që formonin komisione për të “mbledhur dëshmi” për krime lufte, që kërkonin burgosjen tonë, që bënin dokumentarë e emisione televizive kundër nesh — sot flasin për mbrojtjen e luftës çlirimtare.
