Të burgosurit politikë shqiptarë në ish-Jugosllavi janë plagë e hapur dhe njëkohësisht lavdi e pashlyeshme e historisë sonë kombëtare, që mbas Lidhjes Shqiptare të Prizerenit e deri më 12 Qershor 1999, kur u largua Serbia pushtuese nga Kosova!
Ata ishin dhe janë bijtë më të përndjekur, por edhe më të pathyeshëm e të pamposhtur të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve shqiptare në ish-Jugosllavi! Nëpër qelitë e errëta e të mykura të burgjeve e kazamateve të ish-Jugosllavisë, ku akulli i torturave të tmerrit futej në palcë dhe dhimbja nga plagët e shumta dhe të panumërta shpirtërore dhe fizike shndërrohej në ligj, shumë nga ata bijë heronj u mbytën në tortura, ranë në heshtje të përjetshme ose u shuan përgjithmonë nga sëmundjet e mbjella të qëllimshme nga dora kriminale e udbashëve dhe dora e krimit shtetëror jugosllavo-serb!
Të burgosurit politik ishin feniksat e vërtë, kurrë nuk u gjunjëzuan, por qëndruan stoik të pa imagjinueshëm! As nën pranga, as nën zinxhirë, as nën dajakë e as gjyqe të montuara antishqiptare, nu e shiten veten dhe nuk ranë pre e apetiteve të pushtuesit! Populli shqiptar, sa herë ka dashur të përkulet me nderim përpara kësaj sakrifice kolosale të të burgosurve politik shqiptar, nuk e ka pasur dhe nuk e ka një altar të përbashkët, nderimi, respekti e mirënjohjeje per vepren e tyre heroike nëpër kampet e ish-Jugosllavisë në përgjithësi e të Serbisë pushtuese në veçanti!
Historia na thërret që në nderim të vuajatjeve të pafund të të ish të burgosurve politik shqiptar në ish-Jugosllavi, të ngremë jo vetëm një shtatore prej bronzi, por edhe kudo të vendosim një shenjë të përjetshme nderimi të ndërgjegjes sonë kombëtare! Ashtu sikur kam propozuar që në zemër të Prishtinës, përballë konvikteve të studentëve – aty ku rrah e ardhmja e kombit – të bëhet realitet lindja e Sheshit të Burgosurit Politik Shqiptar, dhe në të të ngrihet shtatorja madhështore e shqiptarit të lidhur këmbë e duar me zingjir, por me ballin lart dhe shikimin drejt lirisë, çlirimit dhe pavarsisë së Atdheut nga qizmja okupatore serbe!
Shtati i derdhur në bronz i ish të burgosurti politik shqiptar ne ish Jugosllavi, do të qëndrojë aty krenar, i pathyeshëm, ashtu siç qëndroi përballë hetuesve të UDB-së, në dhomat e torturës, në sallat e gjyqeve dhe në burgjet anë e kënd ish-Jugosllavisë titiste dhe Serbisë së carvëve e krajlëve antishqiptar! Iish i burgosuri politik shqiptar në ish-Jugosllavi, do të paraqitet me prangat që do t’i mbajë në trup, sepse ato kurrë nuk i ka pasur në shpirt! Kjo shtatore nuk do të jetë e një ish-te burgosuri politik shqiptar të vetëm!
Ajo do të jetë fytyra e të gjithëve! Sepse çdo i burgosur politik shqiptar ishte një fortesë morale në vete, një flamur që nuk u e uli shtizën përdhe kurrë dhe një betim i madh kombëtar që nuk u thye asnjëherë! Vazhdoj të shkruaj e të argumentoj se duhet të ngrihet kjo shtatore, që brezat të mësojnë se liria e Kosovës nuk erdhi dhuratë, por u farkëtua në qeli, u shkrua me gjak dhe u mbajt gjallë nga qëndresa heroike dhe mbinjerëzore e ish të burgosurve politikë shqiptar në ish-Jugosllavi! Të burgosurit politikë shqiptar nuk ishin fajtorë, ata ishin pengje të sistemit!
