Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Çdo gjë mund të ndryshojë por….
Populli serbian pesë herë e votoi Sllobodan Millosheviqin edhe pse dihej se do të përfundojë ashtu si i erdhi fundi, të vdes apo të vetëvritët në burg. Po mbushën dy dekada e gjysmë dhe nga ai psim populli serbian nuk ka mësuar po thuej se asgjë. Dhe, në këto kushte, “Serbia hyjnore” duhët të zbres nga qielli dhe të jetohët në mënyrë normale. Po, populli serbian është punëtor, por shtresa byrokratike është stralluar në krime dhe nuk ka asnjë shansë që do të sherohët me demonstrata të studentëve apo grevave të përgjithëshme shoqërore dhe sindikale. E vërteta, opozita në Serbi ka fare pak dallim nga pushteti. Madje opozita, për të ardhur në pushtet, fjalorin e ka më agresiv dhe foklorin e ka edhe më të egër, prandaj nuk ndihët rastësisht edhe prej saj se: “Do ta kthejmë Bosnje Hercegovinën, Kosovën, një pjesë të Kroacisë, Malin e Zi dhe Maqedoninë”. E vërteta, në Serbi ka individ që janë të rreshtuar drejtë në politikë dhe demokraci, por fuqia e tyre është gati pa vlerë.
Tani në Beogrda është bërë problem, se si me i frigua shqiptarët dhe kroatët mëtej. Në anën tjetër, ne i kemi idealizuar disa peronalitete shqiptare, të cilat nuk kanë qenë për idealizim jetësor. Dhe ky pozicion i ka bërë disa gazetarë që për kah karakteri janë gansterë si: BatonHaxhia, Berat Buzhala, Milaim Zeka, Ilir Mirena, Lirim Mehmetaj, Valon Syla e disa deputetë që i kanë për gjan paradat televizive, prandaj për t` ua lëvizish këtyre pozicionin, këta janë në gjendje edhe për luftë qytetare në mes shqiptarëve, dhe, mos të reflektojnë, mos ta shpalosin të vërtetën edhe pse e dijnë. E vërteta, ky soj gazatarësh të gjitha parullat dhe koloritin e shkrimeve dhe fjalëve të tyre e sajojnë me fraza të “majta” dhe të “djathta”, ndërsa shtihën e “shitën” si neutral, sepse e kanë mësuar zanatin e rrenës publike, nga shkolla bifurkative e Dobrica Qosiqit. Mbi të gjitha, pazar për tregti fjalësh nuk kanë, sepse janë mësuar të hanë nën sofër, çka ju qet zotëria në kalanicë. Bindjet e dikujtë sipas disa gazetarëve kritizerë, disi po kërkojnë se, duhët respektuar me tepër se ligjin dhe kushtetutën, sepse nga 1981- e deri më sot kanë lujtur bigjoz me interesin kombëtar. Pra, këta nuk janë në gjendje që ta kuptojnë ndryshimin që ka ngja më 1998/99, sepse privilegjët i kanë deformuar sikur llozat e bajraktarëve, të cilët herdo kur vijnë në tubim, “vendin duhet ta kanë”, në krye të votrës. Jo, ka kaluar ajo kohë, edhe ai që është ulur dikur te dera, nëse është i shkolluar, dhe është verifikuar me vepra të logjikëshme dhe bujare e të drejta, vendi e thrret të ulët ku e meriton, në logun kryesor të kombit dhe miqëve të tij.
Me këtë pozitë të bajraktarit, më u ulë në ball të votrës është garantuar tani për tani, si shtet Serbia, sepse “këtë respekt”, jo që e ka merituar, por ia kanë garantuar pa kufi: Rusia, Franca dhe Britania qe dy shekuj pa shkëputje, sepse e kanë përdorë pikërishtë Serbinë si njëfar mashe, për ta mbajtur Ilirinë në një pozitë neokoloniale. Shumë vështirë është pra, është në anën tjetër që një popull i nivelit blegtoral dhe bujqësor, si ishte dhe është deri në një masë Serbia, ta mbajë këtë pozitë të “bajramtarit të Ilirisë”, aq më parë kur sot infromata dhe dituria-shkollimi nuk mund t` i ndalohët askujt, siç ka bërë turku dhe serbiani me shqiptarë gjatë shekujve XIX dhe XX-t. Lidhur me këtë pozitë Serbisë privilegje i siguroi Kryqzata Ballkanike më 1912 dhe vulën asaj kryqzate ia siguroi: Kushtetuta e Vidovdanit 28 VI 1921. Ajo kushtetutë u aprovua me 224 vota nga: Radikalët, Demokratët serbianë, nga JMO (Boshnjakë) dhe nga Xhemjeti shqiptar! Nuk e votuan: komunistët, HSS, Republiknët dhe Sllovenaçka ljudska stranka, me 152 vota kundër. Kjo kushtetutë do të përtrihët më 1990 në Serbinë e fashizuar nga mbeturinat e komunistëve dhe mercenarët e çdo fundrine politike, prej të cilëve serbianët përfituan të luftojnë për dhjetë vjetë dhe t` i humbin katër luftëra, por të shtihën prap se janë “fitimtar”. Madje serbianët nuk mësuan asgjë nga burgimi i S. Millosheviqit pikërisht në Vidovdan më 28 VI 2001. Po edhe bombardimet e NATO-s nuk kanë filluar më 24 mars 1999 rastësisht, pikërishtë pas dhjetë viteve (23 mars 1989). E gjatë atyre dhjetë vjetëve Beogradi neonazist mendonte se do të avansohet në Serbi të Madhe, në Serbi integrale dhe homogjene, ashtu si e kishte projektuar Stevan Moleviq më 1941.
2.Pse Serbia është para luftës qytetare sot?
Demonstratat në Beograd, Novi Sad dhe Nish (janar 2025; Qershor, Korrik 2025) e disa qytete tjera, nuk janë fuqi ofenzive që do e rrxojnë nga pushteti A. Vuçiçin, për faktin se pushteti i fashizuar, ende ka para të pista, me të cilat finasohët policia, burokracia dhe ushtria. Në fakt, ky pushtet që është në fuqi sot në Serbi, ka grumbulluar majftueshëm para, me shitjën e litiumit, bakrit dhe kromit, po edhe me shitjën e armatimit për luftërat lokale nepër glob. Ky fakt është dëshmi shtesë se Serbia finanson terrorizmin kudo që ka interes politik dhe strategjik Rusia. Një hendikep Serbia do ta ketë, dhe ai është i përkohëshëm, deri sa kompania e mafisë Soros t` i ndryshojë ëmblemat, dhe ta vazhdojë “melodinë dhe këngën e ballkanëve të hapur”, për të shitë aramtim nepër Afrikë dhe Lindje të Afërme, madje edhe në Ukrainë, sidomos në Ballkanin Jugperendimor, ku prijnë për respektimin e “filharmonisë” masone të Llozanës: Serbia, “Shqipëria” antishqiptare dhe “Maqedonia” antibullgare.
Në Serbi kah fillimi i vjeshtës 2025 do të ketë luftë qytetare, për faktin se katundaria nuk është më me pushtetin, sepse ka mjaft ushqim, ka një standard të nivelit mesatar dhe pushteti qoftë edhe marionetë, me taksa minimale nuk do mundet më t` i përfiton. Në luftën qytetare në Serbi, eventuaisht do të ngritej shtresa e atyre që mirrën me avantura, por numri i tyre nuk është i nivelit që kanë forcë për të përmbys asnjë lloj pushteti. E lufta qytetare dihët se shkatrron çdo gjë, prandaj, tragtarët, punëtorët dhe byrokratët e imët, aq më parë studentët dhe profesorët e tyre edhe nëse janë patriot, nuk janë të prirur për ndryshime rrënjësore, po nuk patën interes ata që kanë kapital finasiar të garantuar nepër bankat e hujeja, e ata janë të pakët, dhe tek e fundit nuk janë kategori e armës.
A ka Serbia shtetërore kapacitete më e mposhtë shovinizmin si kancer në të cilin po digjet këto ditë. Mendoi se jo që nuk ka asnjë institucion që do ta kthente në rrugën e ekleziologjisë dhe insufiencës shoqërore në pushtet, por nuk ka edhe asnjë shansë që të pastrohët nga e kaluara, sepse as BE e as OKB nuk e kanë në program një detyrë të tillë. Lidhur me këtë, në bazë të hulumtimeve alternative, arrihët në përfundim se rrebelimi serbian, nuk e ka asnjë lidhje të nxitur nga: Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Gjermania, Franca dhe Britania e brexit. E vërteta, rrënjët e mashtrimit serbian në mite janë nga Mesjeta, të cilat në të gjitha etapat historike por si një kryqzatë i kanë ndejtur njeriut serbian nëse jo në mendje, atëherë në gjepa dhe kurdo që iu kanë nevoitur i kanë nxierr me lehtësi nga xhepi.
3.Pak histori krahasimtare që është politikë xhelatësh
Dihët se Dinastia Arabe arrijti përmes luftërave pushtuese, nga shekulli VII e deri në shekullin e IX të Erës së Re, të zgjërohët edhe në Evropë. Fundi i zgjërimit saj arrin në Poatje (afër Parisit) në vitin 732, kur fillon dekadenca totale, e quajtur rekonkvista. Ndërsa, më 841 arabët arrijnë ta plaqkisin tërë bregdetin e Adriatikut si: Budvën, Kotorin, Ankonën, ndërsa më 866 arritën ta plaqkisin Dubrovnikun, Durrësin, Apollonin dhe një varg lokalitetesh tjera iliro-arbanase. Këtë relaitet e shfrytëzuan sllavën që të dyndën në Iliri. Pra, politikën e palçkitjeve dhe këto ngjarëje dhe këtë histori shumë shpjetë e mësuan shumë mirë ardhacakët sllavë gjatë shekujve VII-XI, kur Kisha unijate u nda në dy pjesë, më 1054. E vërteta, një kohë të gjatë (edhe pas kryqzatave 1096 e deri me sot), kisha bizantine e ruajti ritin unijat. Ndërsa Kisha e Romës e ndali për veti doktrinën, për të vëndosur pushtete dhe për të zgjëruar horizonte me fuqinë e barotit, por gjithëmonë duke u mshefur pas kryqit të Krishtit, me të cilin tregohej “pafajsia” dhe dëshmohej “mospërzierja”, në stilin gjuje gurin e mshefe dorën. Në lidhje me këtë, me luftëratë osmane gjatë shekullit XIV, sidomos në Maricë më 1371 jo vetëm bullgarët por edhe serbët dhe arbansët, e humbën luftën. Humbja vazhdoi për serbët, arbanasit dhe sllavët pa kriter, sepse lufta nuk ka ngja fare më 1389, por këtë “luftë” të trilluar priftërinjët serbian e spjeguan në Perendim si “fitore” në një anë për të u barazuar me frankët më 732, ndërsa në anën tjetër për të treguar se nuk humbin si bullgarët më 1371, por trilluan se për “fitorën” e tyre në Kosovës, paska rrahur këmbana e Katedralës Notër Damit. Kjo dezinformatë u përlqye në tërë Evropën e krishterë, dhe në një mënyrë fitorja në Poatje më 732 dhe “fitorja” në Kosovë më 1389 u pelqyen dhe u barazuan si një “medikamnet që plagën e qetëson por nuk e sheron”. Prandaj në këtë nye historik serbianët muarën turr dhe ndërtuan respekt pa mbulesë. E në këtë nye serbianët, disi e mbollën rrenën si kulturë për ta vazhduar deri në ditët e sotme. Dhe nuk thot Dobrica Qosiq rastësisht: “ Rrejmë për ta mashtruar vetëvetën, për t` i mashtruar të tjerët, rrejmë nga keqardhja, rrejmë nga turpi për t` u kurajuar, për ta shlyer mjerimin tonë, rrejmë për shkak të lirisë. Rrena është një gjendje e natyrshme e gjithë popullit dhe shtetit serbian. Rrena është patriotizëm dhe konfirmim i intelegjencës sonë të lindur. Rrejmë në mënyrë kreative madje edhe shpikëse”!.Me këtë inercion politikanët serbian rrejnë edhe sot, por demonstrimi i këto ditëshëm po ua zbulon pozicionet.
4. Edhe në Evropë gjatë shekullit XIX e pelqejnë rrenën serbiane
Evropa në fillim të shekullit XIX kishte qëmdrim negativ ndaj hebrenjëve. Lidhur me këtë më 1807 kreu u njëfar pushtreti serbian mori vendim për shfarosjën e hebrenjëve, në mënyrë që pas një kohe ajo detyrë u zgjërua edhe ndaj shqiptarëve, të cilët cilsoheshin si “poturica” (muslimanë), e që Evropa ua kishte meninë sepse ishte rrezikuar për tre shekuj prej tyre, me thënjën e sulltan Sulejmanit Pushtuesit se: “Do të shkoj në Romë dhe aty ati im ka me pi ujë në altarin e Kishës së Shën Pjetrit”. E pra, tërë Evropa dirdhej sikurse në kohën e Hanibalit kur thuhej për t` i friksuar fëmijët: “Hanbal ante portas-Hanibali është para dere”.
Sidomos gjatë shekulit XIX Serbia zyrtare do ta ketë ndihmën e Francës dhe Gjermanisë, posaqërisht në Kongresin e Berlinit më 1878, kur 714 katunde dhe 6 qytrete shqiptare të Sanxhakut Nishit, iu dhuruan Princiatës serbe, që të i spastrojë me gjenocid. Dhe ai gjenocid ndaj shqiptarëve Serbisë i vinte nga Marrëveshja sekrete e 15 janarit 1877, kur Vjena u obligua për ta ndihmuar Serbinë në një kryqzatë antiosamne. Nga ky realitet, serbianët do të trimërohën dhe më tepër dhe nuk do ta ndalin turrin gjithnjë për ta përtrirë Perandorinë e Dushanit, i cili më 1346 u shapallë: “Car i serbianëve, arbanasëve dhe grekëve”. Dushani më 1349 e përpiloi një Kanun, kohë kjo kur shqiptarët i kishin tri institucione të tilla: Kanuni i Maleve; Kanuni i Krujës; Kanuni e Lekë Dukagjinit. E vërteta, nëse Benito Moslini e ngriti “Perandorinë” e vet duke imituar Perandorinë Romake, në të njëjtën mënyrë serbianët provuan dhe në këtë fushë që e finasuan francezët dhe britanikët duke i ndihmuar që ta ngrisin Perandorinë Jugosllave dhe dinastinë e tyre “puro komuniste”, edhe pas vitit 1945 të ndihmuar nga BRSS dhe misionet anglo amrikane 1942/45.
Edhe epoka e komunizmit në aspketin politik dhe strategjik ishte realitet që i konvenonte kishës serbiane sepse fitoi një hapsirë të re, parndaj ushtrisë dhe xhandarmërisë serbiane në luftë për dominim, ku ndihma pansllave e konvertuar në ideologji pankomuniste doli, dhe krijoi kulmin e fuqisë, me 21 milion kilometra katror territor puro rus, fakt ky që e kishte vënë në konkurencë edhe GjingisKanin e mijavjeçarit; luftën e Napoleonit (shpërndarës i civilizimit kapitalist) dhe mizoritë e Adollf Hitlerit. Edhe këto fakte e kurajuan serbianin e rendomt të ndihët si sllavë “bajraktar në krye të votrës” në Ballkan, pa marrë para sysh kur ka ardhur në shoqëri. Pra bullgarët dhe grekët me themelimin e Jugosllavisë (1918-1992) mbetën në “safin e dytë”.
5.Kush provonte t` ua prish pozitën serbianëve ai ishte armik i Evro-Azisë
E vetmja forcë më 1945 ishin shqiptarët që nuk e pajtonin realitrtin serbian të jetës nën një çati me ta. Dhe duke e kuptuan në thellësi moskënaqsinë shqiptare, serbianët më 1953 do ta ratifikojnë Konventën Serbo-Turke të vitit 1938, për shfarosjën e shqiptarëve. Meqë, federata jugosllave për brenda kishte pakënaqësi evidenete dhe më 1957 E. Kardel do të deklaroi: “Ne slovenët dhe kroatët një ditë do t` iu bashkohemi në sistem italianëve dhe austriakëve; ju serbianët një ditë do t` i bashkoheni rusëve dhe bullgarëve”. Nga salla Dobrica Qosiq i drejtohet: “E shqiptarët kah do të rreshtohën”. E Kardel, Normal do t` i bashkohën Shqipërisë”. Ky fjalim në Plenumin ilegal disi nuk u shpalos në opinion. Por do të përseritët parpa më 1962 në një plenum ilegal të LKJ, por në një çasje tjetër politike: do të plas çarja më e ashpër në mes sllovenëve dhe kroatëve në një anë, dhe serbëve, malazezëve dhe maqedonëve në anën tjetër.Fjala ishte se decentralizimin serbianët nuk kishin rrugë tjetër që ta mbajnë përonësi me UDB dhe KOS, prandaj duke mos pasur rrugë tjetër, kreu i vendit (kroati Tito) do të orientohët që ta menjanojë Aleksandër Rankoviqin nga skena politike më 1 korrik 1966, duke mos e burgosur sikurse M. Gjillasin, sepse aspironte ta marr Çmimin Nobel për paqe (Mosinkudrim), çmim ai që e ka aspiruar deri në vdekje.
6.Viti rrevolucionar 1968 që nuk njihte kufijë
E vërteta, viti 1968 politikën centraliste serbiane do ta shkallmojë në të gjitha diemnzionet dhe një vit më vonë Kosova do ta fitojë Ligjin Kushtetues më 1969, që ishte “një hap afër kushtetutës”, do të shkruaj Vlladimir Bakariq, më 1970 kur Kosova e fitoi univerzitetin. Ndërsa më 1971/72 Univerziteti i Prishtinës i avansoi studimet në pasuniverziatre në Albanologji dhe Histori. Më 1973/74 Univerziteti i Prishtinës do të i ketë magjistrat e parë, “prodhim vndor”. Më 1974 Kushtetuta e RSFJ-ës, nomnalisht i dha fund luftës csntraliste të Kral Aleksandrit nga viti 1929 dhe Aleksandër Rankoviqit nga viti 1963, dhe fitoi hapsirë decentraliste territoro administrative. Me këtë realitet serbianët ishin mbështetë për muri dhe nuk dinin kah t` ia mbanin sepse Perendimi nuk i donte, ndërsa Lindja ishte kah pozicioni i debaklit sistemor.