Në qytetet tona, ku mungojnë hapësirat e gjelbra dhe hijezimi natyror nga drunjët e ndryshëm është luks, mungesa e pikave të freskimit me ujë të pijshëm është një neglizhencë e pafalshme ku në secilin qytet normal i vendosin pikat mobille me uj të fresket për kalimtarët varsisht nga temperaturat, veçanërisht në ditët me temperatura mbi 34°C.
Ndryshe nga qytetet e zhvilluara që ofrojnë kushte elementare për qytetarët në hapësirat publike, te ne kalimtarët lihen në mëshirë të vapës dhe asfaltit përvëlues, e sheshet e gjata pa hije të drunjve Tre probleme evidente kërkojnë reagim urgjent:
1. Rrugët janë bllokuar nga kolona të pafundme, duke dëshmuar mungesën e një plani të qëndrueshëm për transportin urban.
2. Sheshet e gjata, pa hije dhe pa burime uji, i bëjnë këmbësorët të ndihen të braktisur në qytetin e tyre.
3. Transporti publik është minimal e në disa qytete s’ka fare transport Urban ku automjetet janë të paefektshme shkaku i kolonave të gjata brenda qytetit e të bezdisshme.