Rasti i përdhosjes së flamurit kombëtar nga një i ri i moshëssë mitur, që u postua në rrjetje sociale e media të ndryshme, shkaktoi indinjatë te të gjithë ata që e panë, dëgjuan apolexuan për këtë rast.
Gjithashtu u dëgjua informata se nga policia e Kosovës, qenkamarrë në pyetje delikuenti adoleshent, në prani të prindit.
Pastaj, pasi delikuenti qenka penduar, me kaq rasti qenkambyllur.
Mosnjohja e ligjit, nuk të amneston nga përgjegjësia. Dhe këtëpunë, organet e ndjekjes, e veçmas prokuroi e din mirë.
Po prokurori I këtij rasti, e paska zbutur zemrën aq shumë, saqë i paska mbyllur sytë para këtij veprimi.
Nuk themi se adoleshenti delikuent, duhet të varet në litar, sepse edhe ligji nuk e parasheh këtë gjë, por të shpëtoj pa njëdenim, qoftë edhe simbolik, kjo mund të ndodh vetëm nëKosovë dhe te ndonjë prokuror i tipit si ky, që emrin nuk ja di,dhe as që do të doja të ja mësoja.
Gjoba simbolike do të ishte qoftë në para, e sidomos, me masën “mbikëqyrje e shtuar nga ana e prindërve”. Kësi maseka pasur edhe gjatë monizmit.
Prokurori, edhe nëse personalisht s’ka as ndjenjë e as respektpër flamurin kombëtar (lum ne që kemi prokuror të tillë), do të duhej të vepronte, jo për vete, sepse, duket se nuk ka motivshpirtëror. Por për dy arsye:
