Edhe pse Surroi nuk e tha se projekt mendor i kujt ka qenë Kosova, megjithatë, duke u nisur nga narrativat që ka përdorur dhe përdorë ai, për mua dilte e vetkuptueshme se sipas tij, Kosova ka qenë e ka mbet një produkt i projektit mendor të intelektualëve me famë të Kosovës, përfshi këtu edhe sekuencat e famshme mendore të vetë Surroit dhe të intelektualëve të kallëpit të të tij – si Fadil Hysa, Agim Sopi dhe Enver Rrobelli, të cilët marr së bashku derisa të gjithë të tjerët kanë bërë gjumë si qengja dhe kanë ngrënë bar, ata kanë kaluar pafundësisht netë pa gjumë, derisa më në fund i kanë dhënë „fetfa“, projektit të tyre mendor për Kosovën.
Shtrohet pyetja: Me çfarë projekte janë marr ato qindra organizata e grupe te fshehta politike të përbëra kryesisht nga studentë, mësues e veprimtarë të tjerë, që kanë vepruar gjatë tërë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, ose shtohet pyetja për çfarë projektesh dhjetëra mijëra djemë e vajza të Kosovës, janë dënuar nga regjimet serbe e jugosllave duke bërë së bashku qindra shekuj burgime të rënda, vetëm gjatë viteve të 80-ta të shekullit të 20-të?!
Të gjithë ata djemë dhe ato vajza kanë bërë qindra shekuj burgime, sepse për Kosovën nuk kanë bërë vetëm projekte mendore, por kanë bërë deri edhe projket lufte, për ta bërë Kosovën fillimisht një republikë, të cilën pastaj do t`ia bashkonin Shqipërisë.
Por, ja që këta projektues mendor dhe projektues të luftës Çlirimtare, duke mos qenë intelektualë me nam dhe duke mos qenë korifejë të mendjes, siç i duket vetja sipas të gjitha gjasave Veton Surroit dhe atyre që ai thrret në emisionin e tij Pikë, ata si të tillë nuk janë pjesë e projektit mendor dhe çlirimtar të Kosovës.
Shtrohet pyetja: A ka qenë shtebërja e Kosovës një akt aksidental? Për Veton Surroin dhe për intelektualët e kallëpit të tij po. Për ta shtetbërja e Kosovës vërtetë ka qenë një akt aksidental! Pse? Sepse Veton Surroi dhe intelektualët e kallëpit të tij, për shtebërjen e Kosovës jo vetëm nuk e kanë dhënë as edhe një pikë gjaku, por nuk e kanë dhënë as edhe një qime floku!