Gazetari Ernest Luma ka dalë me një shpjegim të përgjigjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, dhënë gjyqtarit Smith në Hagë, pas lëximit të shqiptimit dënues me 25 vjet.
"OKEJ", nuk ishte vetëm një fjalë dhe një buzëqeshje...
"Okej" apo "OK" është shprehje e gjuhës angleze. Origjinën apo etimologjinë e ka ndryshe nga fjalët tjera të kësaj gjuhe.
"Zero killed" (OK - Okey). Zero (ushtarë) të vrarê!
Kështu i raportonte, nga fronti, një oficer amerikan eprorit të tij, pas një beteje të fituar të ushtrisë amerikane në Luftën e Parë Botërore.
Që nga atëherë, kjo shprehje hyri në zhargonin anglishtfolës dhe, përgjatë krejt shekullit XX, u bë e përdorshme në krejt gjuhët dhe në mbarë botën.
OK (Okey) dhe një buzëqeshje epike, ishte prononcimi i parë i Hashim Thaçit, pas verdiktit të Speciales në Hagë, më 16 shtator”, tha ai.