Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Këndvështrime

Libri “Drejtësia pa llogaridhënie – Raporti Marty, Dhomat e Specializuara dhe deformimi i drejtësisë” promovohet më 12 shkurt

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 11:42
Libri “Drejtësia pa llogaridhënie – Raporti Marty, Dhomat e Specializuara dhe deformimi i drejtësisë” promovohet më 12 shkurt

Libri “Drejtësia pa llogaridhënie – Raporti Marty, Dhomat e Specializuara dhe deformimi i drejtësisë”, me autor, Ibish Neziri do të promovohet më 12 shkurt.

Ceremonia e promovimit do të fillojë nga ora 12:00, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë.

NJOFTIM PËR PROMOVIM LIBRI

Ju njoftojmë se më 12 shkurt, me fillim nga ora 12:00, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, do të mbahet promovimi i librit: “Drejtësia pa llogaridhënie – Raporti Marty, Dhomat e Specializuara dhe deformimi i drejtësisë” autor: Ibish Neziri (botim i Shtëpisë Botuese Armagedoni) Libri është botuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, dhe trajton në mënyrë kritike çështje thelbësore të drejtësisë, me fokus të veçantë në mungesën e llogaridhënies së Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Përmes analizave, reflektimeve dhe dëshmive me vlerë dokumentare e shoqërore, autori ndriçon pasojat juridike, politike dhe shoqërore që ky mekanizëm ka prodhuar. Promovimi organizohet nga Shoqëria „Lëvizja“ dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës. Të interesuarit për të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë institucionale janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë promovim.