Partia e Punës së Shqipërisë ishte pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë që ishte njëkohësisht edhe partia udhëheqëse e Shqipërisë nga vitet 1948 – 1991 , si dhe e vetmja parti e ligjshme. Partia Komuniste e Shqipërisë u themelua me këtë ëmërtim më 8 nëntor të vitit 1941 me bashkimin e grupeve komuniste të cilët deri në atë kohë luftonin të veçuar nga njëri-tjetri. Siç dihet njëri prej iniciatorëve të koordinimit për bashkimin e grupeve komuniste në Shqipëri ishte malazezi Miladin Popoviq i i cili është vlersuar si përsonalitet proshqiptar nga një grup i historianëve të Kosovës dhe Shqipërisë, por ka edhe mjaft historian në Kosovë dhe Shqipëri që figurën e Milladin Popoviqit e qesin si figurë kontrarverze dhe që i ka tradhtuar interesat shqiptare. Milladini ishte përkrahësi i Enverit dhe i vetmi jugosllav që i besoi kreu komunist shqiptar edhe pse ishte ndër iniciatorët kryesor të prishjes së marrëveshjes së Mukjës, por edhe i rezultateve të konferencës së Bujanit, i ndihmuar nga Titoja dhe Rankoviqi dhe nga rrjeti i komunistëve shqiptarë që kishin orjentim pro-jugosllav e kishin lënë Kosovën për herë të dytë jashtë kufijve të Shqipërisë, akt ky që u cilësua nga strukturat përparimtare të kohës si trathti kombëtare. Kjo ishte arsyeja pse u vra Milladin Popoviqi më 13 mars të vitit 1945 në Prishtinë nga Haki Taha përson me ndikim tek krerët e organizatave dhe grupeve që nuk ishin të kënaqura me veprimtarinë e Partisë Komuniste në Shqipëri dhe Kosovë të cilët e kishin përgaditur planin në bashkpunim me Aleksandër Rankoviqin, Dushan Mugoshën, Spasoje Gjakoviqin, Svetozar Markoviq-Tempon, Milladin Popoviqin, Millovan Gjillasi, Petar Brajeviqin etj, që Kosva të mbetet nënë Serbi e Shqipëria të bëhet njësia e 7 e Federatës Jugosllave. Sidoqoftë Partisë Komuniste të Shqipërisë për pjesën më të madhe të ekzistencës së saj, ishte e dominuar nga Sekretari i saj i Parë, Enver Hoxha , i cili ishte edhe drejtuesi de fakto i Shqipërisë dhe sundoj për 45 vite në Shqipëri. Emri iu ndryshua nga PKSH-ja në PPSH më 1948 në Kongresin e I-rë, ndërsa pas 1991 në Kongresin e X të PPSH i mbajtur në qershor 1991 u vendos ndryshimi i emrit nga PPSH në Parti Socialiste (PS). Nga disa, Kongresi i 10-të është quajtur kongresi i rinovimit. Sekretari i parë i PPSH, Ramiz Alia, dha dorëheqje nga ky post pasi u zgjodh president i vendit në zgjedhjet e 31 marsit. Pas përfundimit të Kongresit të 10-të dhe ndryshimit të emrit në Parti Socialiste , në Shqipëri filloj të lindë një forcë e re politike.
Ftesa për pjesmarrje në Kongresin e 10-të të PPSH-së
Rrethanat politiko-shoqërore para se te mbahej Kongresi i 10-të i PPSH-së
Rrethanat politiko shoqërore para se te mbahej Kongresi i 10-të i PPSH-së ishin shumë të ndërlikuara jo vetem në Shqipëri por edhe në rajon. Në shumë vende të bllokut komunist dhe në Evropën Lindore, vreheshin shenjat e rënjës së sistemit komunist në këto vende. Muri i Berlinit kishte rënë. Poashtu në këtë kohë Nikolla Çaushesku , presidenti i Rumanisë u ekzekutua gjatë protestave të Revolucionit në Rumani të vitit 1989. Kudo kishte trazira. Ekonomia kishte rënë gati në pikën zero. Si kudo në këto vende edhe në Shqipëri rënia e komunizmit filloi në dhjetor të vitit 1990 . Madje qysh në vitin 1989 në Shkodër kishin filluar revoltat e para qytetare, turmat në protesta e shkatërruan statujën e Stalinit. Protestat u përhapën edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si në; Tiranë, Kavajë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë etj. Më 20 shkurt 1991 protestuesit rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Në vitin 1998 Shqipëria ratifikoi kushtetutën e parë post-komuniste. Pastaj Ramiz Alia firmosi Marrëveshjen e Helsinkit që e detyronte shtetin shqiptar të respektonte të drejtat e njeriut, të cilat ishin shpërfillur totalisht gjatë diktaturës komunsite. Me 2 korrik 1990, me mijëra të rinj u futen në ambasadat perëndimore, për të fituar strehim politik për një jetë më të mirë. Pas kësaj mbi 20.000 shqiptarë u larguan përmes mjeteve ujore dhe ky ishte emigrimi masiv më i madh i shqiptarëve që njihej në shumë përiudha historike. Policia kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin drejt perëndimit. Edhe pas protestave dhe rebelimeve të shumta, mbahen zgjedhjet e para pluraliste me 31 mars të vitit 1991 ku Ramiz Alia dhe partia komuniste me shumë manipulime sërisht zgjedhet, sepse Kodi Zgjedhor dukshëm favorizonte PPSH. Në dhjetor të vitit 1990, Ramiz Alia nën presionin e studentëve u detyrua të lejonte krijimin e forcave politike të pavarura, duke shënjuar kështu fundin e monopolit të Partisë Komuniste . Në fillim të dhjetorit të vitit 1990 Studentët e Universitetit të Tiranës formuan Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Për qudi, udhëheqësi kryesorë i kësaj partije ishte Sali Berisha i cili në periudhën e komunizmit një kohë ishte si sekretar i Partisë komuniste por qe pas rënjës së komunizmit u printe reformave dhe idesë së përhapjes së pluralizmit politik, pastaj Azem Hajdari , Genc Pollo, Aleksandër Meksi , Gramoz Pashko etj. Partia e re bazohet mbi idealet e “Demokracisë, Lirisë, Pluralizmit dhe Tregut të Lirë”. Sikurse në Shqipëri vala e ndryshimeve kishte përfshirë edhe Kosovën. Masat e gjëra duke përfshirë edhe udhëheqës të lartë politik të kohës i dorzuan librezat komuniste të partisë (libreza këto që për shumë kë ishin të barazvlefshme me karrjerë por edhe me jetën e tyre), me 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjëra, duke u përhapur anembanë vendit. Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një prej periudhave më të bardha të historisë shqiptare. Hasmëritë disavjeçare morën fund. Tubimi në Verrat e Llukës do të mbetet si momenti i bashkimit më të madh të shqiptarëve të Kosovës. Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. Vëreheshin fillet e shpërbërjes së Jugosllavisë. Grupet e rinisë së bashku me patriotët shqiptarë që kishin punuar me breza kundër Jugosllavisë përgaditeshin për ta goditur sistemin e Millosheviqit i cili bënte zullum në popujt e Jugosllavisë e veçanërisht në Kosovë. Intelegjenca përparimtare e Kosovës kishte përpiluar platformën e cila qëllim të vetëm parashihte progresin e Atdheut. Në vitin 1991 Forumi Rinor i Deçanit apeloi publikisht për bojkotimin e Armatës Jugosllave, apeli mori përmasa në gjithë Kosovën dhe rinija e bojkotoj shkuarjen në Ushtrinë e asaj kohe. Në pranverën e vitit 1990 Serbia përdori gazrat toksike për helmimin e të rinjëve shqiptarë në Kosovë, helme këto që rezultuan të jenë veprime të kryera në kuadër të një doktrine për shfarosjen e shqiptarëve, e përgaditur dhe zbatuar nga shërbimi sekret ushtarak serb. Në vitin 1991 Kosova qeverisej nga dy qeveri paralele, nga Qeveria pushtuese, që mbështetej në ushtri e polici, e cila i kishte uzurpuar edhe ndërtesat publike, mblidhte taksa, plaqkiste e shka nuk bënte mbi popullin shqiptar, dhe qeveria tjetër që ishte zgjedhur nga populli i Republikës së Kosovës, e cila dha kontribut në ruajtjen e kontinuitetit dhe unifikimit të popullit deri në fitore të plotë, me 2 korrik 1990, ku delegatët e Kuvendit miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me anë të së cilës Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Në këtë periudhë Kosova ndodhej në një fazë të re, nga institucionet e pushtetit shtetror të Kosovës, kërkohej njohja e pavarësisë, ndërsa nga faktori ndërkombëtare kërkohej që të bisedohej për status. Poashtu në vitin 1991 Kosova shpalli referendumin për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur. Referendumi vërtetoi dhe legjetimoi Deklaratën e 2 korrikut 1990 dhe shpalljen e pavarësisë së 7 shtatorit 1990. Rreth 90% e qytetarëve të Kosovës votuan “Për” Kosovën shtet të pavarur. Në këto rrethana politiko-shoqërore që ishin krijuar në atë kohë, u bë e qartë se liria do të sigurohej vetëm me luftën e armatosur për çlirimin e Kosovës. Jugosllavia kishte filluar të shpërbëhet si rezultat i trazirave dhe konflikteve politike gjatë fillimit të viteve 1980 që zgjaten deri në shkatërrimin e Jugosllavisë. Në vitin 1987, Sllobodan Millosheviç i erdhi në pushtet në Serbi, dhe përmes një sërë lëvizjesh populiste, duke e përdorur aparatin shtetërorë që shkaktoj dhunë e terror, mori kontrollin de facto mbi Kosovën, Vojvodinën dhe Malin e Zi, duke fituar mbështetjejen e serbëve dhe pak të popullatës jo serbe nga këto vende për zbatimin e politikave të tij qendrore, me qëllim që ti mbrrinte politikat e tij për ta zbatuar projektin e Serbisë së Madhe (të gjithë serbët duhet të jetojnë në një territor). Republikat përbërëse të Jugosllavisë u ndanë në mes të shpërthimit të Luftërave Jugosllave , ndërsa Serbia dhe Mali i Zi formuan Republikën Federale të Jugosllavisë . Millosheviqi luajti një rol të madh në luftëra, dhe në emër të serbëve të Bosnjës negocioi Marrëveshjen e Dejtonit , e cila i dha fund Luftës së Bosnjës në vitin 1995. Gjatë mbretërimit të tij u zhvilluan protesta të shumta kundër qeverisë dhe kundër luftës, ndërsa vlerësohet gjithashtu se ndërmjet 50.000 dhe 200.000 njerëz dezertuan nga Ushtria Popullore Jugosllave e kontrolluar nga Millosheviqi, dhe se midis 100.000 dhe 150.000 njerëz emigruan nga Serbia , duke refuzuar të marrin pjesë në luftëra. Në atë periudhë Milosheviçi u atakua (përplas) me opozitën dhe krerët e partive të republikave të Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilat kishin orjentim perëndimore. Ata e mbështeten demokratizimin e vendit në përputhje me parimet e Revolucionit të vitit 1989 që ndodhën në Evropën Lindore. Kjo ndodhi që Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë të shpërndahet në janar të vitit 1990 përgjatë vijave federale. Organizatat komuniste republikane u shëndrruan në partitë të ndara socialiste. Në këtë kohë kudo kishte trazira, më 28 mars të vitit 1989, organet e sigurimit shtetror të asaj kohe shqiptaro-serbe kindapuan mbi 200 shqiptar, intelektual dhe figura eminente të Kosovës. Askush nuk dinte për fatin e tyre, më vonë u muar vesh se ata i kanë dërguar në izolim në burgun e Leskovcit, të Vranjës, Zajeçarit etj. Në këtë kohë ishte vendosur edhe gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë. Intelektualët e Kosovës nënshkruan apelin e 215 intelektualëve kosovar si, reagim ndaj rrezikut të rrënimit të Autonomisë së Kosovës. Keqësimi i gjendjes në ish-Jugosllavi më 1991 reflektoj shumë edhe në Kosovë. Për tetë ditë, nga 28 shkurt 1989, mbi 1300 minatorë grevistë të Trepçës, Xeherores së Stantërgut u futën në grevë në horizontin e tetë, rreth një mijë metra nën tokë. Kjo grevë mori përmasa të mëdha politike, e cila ato ditë u shëndrrua në një lëvizje që e zgjoj gjithë popullin në këm duke ja dridhë themelet Jugosllavisë. Poashtu në vitin 1991 nga një grup intelektualësh të lartë nga Shqipëria dhe Kosova e dhanë idenë për pajtim kombëtar. Në mbështetje të Kosovës ka fundi i qershorit 1991 mbi 400 intelektual nga Tirana dhe rrethet tjera e kishin bërë një kërkesë drejtuar Kuvendit Popullor përmes një peticioni që të njihet sovraniteti i Kuvendit të Kosovës dhe akti i Shpalljes së Republikës së Kosovës.
Kërkesa e mbi 324 intelektualëve të Tiranës dhe të disa rretheve drejtuar Kuvendit Popullor për njohjen e sovranitetit të Kuvendit të Kosovës
Pas një periudhe krizash politike në këto vite, republikat përbërëse të; Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë u ndanë, por çështjet e pazgjidhura shkaktuan luftëra të hidhura ndëretnike në teritorin e Jugosllavisë. Luftërat kryesisht prekën Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kroacinë. Midis qershorit 1991 dhe prillit të vitit 1992, katër republika shpallën pavarësinë e tyre (vetëm Serbia dhe Mali i Zi mbetën në Konfederatën Serbi-Mal i Zi, e që më vonë edhe Mali i Zi do të ndahet nga Serbia, duke e shpallur pavarsinë si shtet më vehte). Edhe pas kësaj statusi i serbëve etnikë jashtë Serbisë, Malit të Zi dhe kroatëve etnikë jashtë Kroacisë, mbetën të pazgjidhura. Sikurse republikat tjera, edhe Kosova u pavarsua me luftë të armatosur nënë udhëheqjen e UÇK-së. Në mungesë të një strategjie dhe të unifikimit të spektrit politik kosovarë, Kosova edhe pse e pavarsuar në vitin 2008, ende ka probleme rreth definimit të statusit dhe shumë çeshtjeve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat po mbahen si çështje aktuale përmes dialogut dhe bisedimeve Kosovë-Serbi.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në Kongresin e 10-të të PPSH-së
Në Kongresin e 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë që u mbajtur në qershor 1991 ku edhe u vendos ndryshimi i emrit nga PPSH në Parti Socialiste (PS), vendim ky që i hapi rrugën, një epoke të re ku në Shqipëri filloj të lindë një forcë e re politike.
Faton B.Mehmetaj dhe Isuf B.Bajrami në Kongresin e 10-të të PPSH-së
