Sot, më 24 shkurt 2026, do t’i mbushte 63 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi dhe përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu. Fahriu ishte një uragan i bashkimit kombëtar, një zë dhe një veprim që nuk u ndal kurrë.
Fahri Fazliu i përket plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e me pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë, në një luftë të pabarabartë, më 2 nëntor 1989, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Aty, së bashku me Afrim Zhitinë, qëndruan heroikisht, duke i dhënë historisë mesazhin e përjetshëm se liria nuk vjen pa sakrificë dhe pa gjak.
