Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

“Hekuran Hoxha, patrioti dhe politikani që i duhet sot Kosovës”

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 17:58
“Hekuran Hoxha, patrioti dhe politikani që i duhet sot Kosovës”

New York, Dhjetor 2025

Mimoza Dajçi, New York

Armend Murati, Norvegji

Në zgjedhjet nacionale parlamentare që priten të mbahen më 28 Dhjetor në Kosovë, për një vend në kuvend garon edhe nipi i Heroit tonë kombëtar Isa Boletini, Hekuran Hoxha.

Aktualisht Z. Hoxha i angazhuar herët në politikë me Partinë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, është prej katër vitesh asambleist në Bashkinë e Gjakovës. Më datë 17 dhjetor fillon fushata nacionale për zgjedhjet e 28 Dhjetorit dhe biznesmeni i suksesshëm Hekuran Hoxha, si përfaqësues i kësaj forcë politike kandidon për deputet në Kosovë.

Sigurisht kjo garë nuk është e lehtë për askënd, pasi në këto zgjedhje ai do të përballet me figura të ndryshme politike, por është koha që gjenerata e re e politikanëve, posaçërisht si Hekuran Hoxha, të ketë mundësinë të shpalosin vlerat e tyre intelektuale, patriotike dhe atdhedashurinë që kanë për atdheun e popullin e tyre. Të promovojnë interesin kombëtar si në Kosovë, Shqipëri e të gjitha trevat shqiptare, në emër të gjeneratës së re, me ndjenjë kombëtare të spikatur historikisht.

Duke marë parasysh historikun e tij familjarë dhe profesional, Hekurani është garanci për një frymë të re në kuvend, me ide dhe pikëpamje të betonuara për të mirën e popullit dhe Republikës së Kosovës. Përkrahja dhe mbështetja që mund t’i japim të gjithë ne si shqiptarë kandidimit të tij shënon jo vetëm suksesin e Z. Hoxha, por edhe të krejt shqiptarëve. Si trashëgimtar i Heroit tonë kombëtar Isa Boletini, suksesi i tij do të plotësojë amanetin e të parëve të tij, prindërve të tij e mbarë Kosovës.

Hekuran Hoxha është një biznesmen i suksseshëm, është një bashkëshort i mirë dhe prind i mrekullueshëm. Përveç që është një familjar i përkushtuar, por mbi të gjitha, një patriot që kurrë s’i harron rrënjët e familjes së tij. Gjyshin e tij, luftëtarin dhe strategun e luftës për liri e paqe Isa Boletini, e për këtë ndihet krenar.

Sllogani “Krah teje” në prag të fushatës elektorale të kandidatit për deputet të AAK-së, Hekuran Hoxha përkrah Kryetarit të Partisë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Ramush Haradinaj, flet për një të ardhme më të mirë për qytetarët në Kosovë, më të afruar me qytetarin, me respekt dhe përkushtim.

Synimet e tij prioritare në këtë fushatë i ka përqëndruar kryesisht tek rinia, zhvillimi i ekonomisë dhe turizmit, miŕëqënies sociale për qytetarët, si dhe zhvillimit të sportit e kulturës. Do të jetë zë i fuqishëm i drejtësisë, dhe profesionalizmit, dhe një rol kyç në ngritjen e dinjitetit të qytetarit. Hekuran Hoxha është politikani dhe patrioti që i duhet sot Kosovës, prandaj të bashkojmë votat të gjithë së bashku që kandidati për deputet Hekuran Hoxha të fitojë në zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.

AAK

Më shumë nga Këndvështrime

  • 22:54Vera e këtij viti, më e nxehta në historinë e Evropës