Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite të organizuar në Prishtinë, nga Shkëlzen Gashi, duke e cilësuar atë si “linçim dhe ofendim” për familjet e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Sipas Dedajt, është cinizëm dhe ironi që, siç thotë ai, me para publike financohen persona që ai i quan “nostalgjikë serbo-jugosllavë”, të cilët, sipas tij, përhapin propagandë kundër historisë së luftës së Kosovës.
Ai ka përmendur Shkëlzen Gashin, duke e akuzuar atë dhe persona të tjerë për veprime që, sipas tij, synojnë devalvimin dhe sabotimin e sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Ekspozita e Beogradit në Prishtinë, linçim dhe ofendim për familjet e dëshmorëve dhe të martirëve të lirisë!Eshtë cinizem dhe ironi, kur me paratë tona, paguhen nostalgjikët autonomist serbo jugosllav, për të propaganduar dhe për t’i linçuar edhe në varre dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës. Shkelzen Gashi dhe autonomistët serbo jugosllav, të strukur në institucionet më të larta të Kosovës, me misione të nxitjes së urrejtjes dhe të propagandës nga Beogradi, për devalvimin dhe sabotimin e sakrificave të popullit të Kosovës dhe luftës heroike të UÇK, nuk duhët lejuar t’a devalvojnë, denigrojnë dhe turpërojnë para botës, historinë e Kosovës, për interesa të Serbisë.”
