Nga Hakif Bajrami
Hajro Limaj, Lufta e ftoftë dhe Shqipëria 1943-1990,Tiranë 2025, f.168
Shqipëria në kohën e Luftës Ftoftë, duke i lexuar të dhënat që i sjell Hajro Liamj, shihet se ka notuar mirë në mbrojtje të shtetit. E lidhur me këtë një aksiomë duhët bërë të njohur opininit kombëtar shqiptar, se nuk ka qenë e rrezikuar nga të dy blloqet politiko ushtarake (NATO, Varashavë) për shkak të ideologjisë, por për shkak të pozitës gjeostrategjike, sepse Shqipëria është çelsi i Ballkanit dhe Evropës qendrore. Këtë pozitë që nuk e ndryshon asnjë rrethanë, duhet peshuar në çdo kohë, në çfardo sistemi eventul, që do të ndryshojë zhvillimi i civilizimit në Evropë, apo brenda vendit, sepse të parët e shqiptarëve ishin në pozitë që ta zgjedhin vendin dhe klimën më të favorshme për jetën e tyre. Së këndejmi toka arbrore ka pasë shumë okupatorë, por të gjithë në trojet e shqipës janë ndier më të pasigurtë dhe më të rrezikuar se kudo tjetër.
Sidomos, përpiekja politike dhe ushtarake, gjatë pjesës së dytë të shekullit XX-t në Jugosllavi dhe Greqi për ta okupuar me një anë, si dhe akribia e oficerëve shqiptar, për të u mbrojtur në anën tjetër, për t`iu bërë ball programeve imperialiste,ka mbetur një konstantë mësimi për të gjitha kohërat. Prandaj, libri i Ambasadorit Hajro Limajt, Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria 1943-1990, dëshmon se Shqipëria nuk ka nevojë t`i frigohët historisë në asnjë rrethanë, sepse ka një popull që moralisht e tejkalon për tri herë majet ushtarake të fqinjëve që aspirojnë agresivitet ndaj tokës së këtij populli autokton. Pra Hajro Limaj, spejgon se Shqipërisë mund t`ia msyjnë fqinjët ose aleancat bllokiste, por “kockat” do t` u mbetët në fytë, më në fund, sepse akrepat e historisë këtu lëvizin më ngadal se kudo në Evropë, sepse drita e diellit dhe dashuria për liri, këtu është më e fortë se kudo në glob. E këtë aksiomë e ka zbuluar me praktikë historike dhe ia ka falë njerëzimit për mësim dhe përvojë Gjergj Kstrioti-Skenderbeu. E vërteta. ky gjeni i luftës për liri dhe strateg ushtrak, la shembuj antologjik, se lufta mbrojtëse është kulmi i moralit dhe civilizimit njerzor.
Nxitimi për rë shënuar se me shembjën e komunizmit duhet shkruar historia e re
Pas shembjës së totalitarizmit në Evropë më 1990, shumë studiues do të nxitojnë për t` i nxierr kujtimet dhe ato do t` i botojnë si libra “shkencor”. Shumë prej tyre, vërehet pas leximit, paraqesin përpiekjën për t` u adaptuar në kohën e re dhe në sistemin kampitalist liberal, se janë fjala e “fundit e shkencës”. Plus, ajo paraqitje disi shpalosej me prempotencë, në stilin se: “ne i dijmë të gjitha po sistemi na pati shkelur”. Ata hapur filluan të flasin se çdo libër i shkruar në kohën “komuniste”, vihet në dyshim, thua se çdo gjë në sistemin kapitalist libral ka qenë e ndritur ku paska lulëzuar barazia në mes njerëzve?! Por shumë shpejt, fenomeni i botimit të kujtimeve 1990-1997, do të vrehet se nuk i plotësonte “vakumet”, që i kishte krijuar Lufta e Ftoftë, ekonomia e tregut dhe totalitarizimi, për faktin se kishte ende çka për t` u thënë. Lidhur me këtë, jo rastësisht, në trojet shqiptare do të vërsulet edhe “epoka” e botimit të dokuemteve reja me porosi politike. Doli në skenë kjo fushatë, gjithnjë për ta “dëshmuar” një epërsi në stilin që porositë: “Ja diplomatët e thonë të vërtetën”, pa e lodhur mendjën se ata e thonë gjithëmon atë që kanë interes, për shtetin që e përfaqsojnë.Por një aksiomë dihët se pa gatishmëri për të rënë edhe në turrë të prushit, për të vërtetën, nuk ka shkencë të historisë.
E fushata e botimeve, nuk do të mjaftojë që mozaiku i historisë i cili dihej, me çdo kusht të anatomohët një kohë historike se: “kemi pasur të bëjmë me literaturë e ideologji komuniste”,ndërsa literatura dhe ideologjia kundërshtare botimet i “paska” më të sakta, qoftë si kujtime, qoftë si botime diplomatike, sidomos në gjuhët e huaja, në rend të parë në gjuhës anglishte”(!),sepse sipas historianëve që adaptohën, botimet e kujtimeve dhe shënimeve diplomatike të tyre paskanë përparësi, mbi të vërtetën historike. Liddhur me këtë, në historiografinë shqiptare lexohët se: “shtetin shqiptar e themeloi Austro Hungaria”; PKSH e themeluan dy komunista (analfabet) jugosllav”, dhe trillime tjera, që shkenca e historisë i plason në tregun e verdhë të papjekurisë.
Dhe kur edhe ky zhanër i shkrimit neohistorik nuk mjaftoi, do të lind zejtaria e “mendjeve të shëndosha”, e cila ofron më shumë njohuri? Prandaj opinionit i duhej një histori e “lustruar”, u tha në dekadën e fundit të shekullit XX-t! Në këtë mënyrë disi fillon në të gjitha ish vendet komuniste, fushata e botimit të librave nga fenomeni i “analizave”, për burgjet e komunizmit, thue se kapitalizmi dhe sistemet tjera shoqroro politike nuk kanë burgje, madje edhe po aq të egra. Po, edhe botimi i tyre mbeti shumë shpejtë si një “oazë”, në hapësirën pa ujë, por që ekzistueka një luginë ku uji lëvizë edhe “përpjetë”, sepse po lëvizëka, sepse është i përgjakur. Edhe nga kjo literaturë, njeriu i etshëm për dituri, do të mësojë për një segment të jetës se si duhët mësuar në çdo etapë historike, të cilat ndryshojnë sikurse në letersi. Por sheknca mbetët shkncë dhe letersia mbetët letërsi. Pra, Herodoti mbetët historian, kurse Aristoteli mbetët filozof dhe vizionar.Ndërsa Hajro Limaj me librin e tij, mbetët një lloj antologjie leksikografike për njohurinë e përgjishme dhe të veçantë, siq është Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria.
Institucionet shekncore të cilat kërkojnë kohë për të nxierr libra të dokumentuara do ta kanë shumë vështirë për të depërtuar në treg në kohën e kapitalizmit liberal, sepse modelin e tyre të “demoduar nuk e hanë tregu”, sipas atyre që shkruajnë kronika subjektive antikomuniste. Madje, hapur modeli i artikuluar se: botimet e tilla nuk janë me interes, sepse nuk i pranon sistemi kapitalist liberal, po tregohet se janë një mall inflator, ku më “shtrenjët kushtin letra e një kambiali, se sa shuma që bartë ai dokuemt si dëshmi pagese. Në filozofinë e historisë këtë soj botimi, Hegeli do ta quante me një emër “neofonema arkaike”, të gjitha këto si metamorfoza artificiale. Pra,të gjitha këto realitete, historia do t`i gëlltitë, si lëndë të parë të kohës së Luftës së Ftoftë, në rend të parë, kur patjetër shtrohet pyetja, ku ishte Shqipëria në kohë kritike për njerëzimin 1943-1990. Prandaj, në të gjitha pyetjet, kur të lexohët libri i: Hajro Lamajt, Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria 1943-1990, pashmagëshëm lexuesi mëson për herë të parë, se të dy aleancat ushtarako politike kanë pasur fërkimet e veta edhe me Shqipërinë,pak për shkak të sistemit, e më shumë për shkak të pozitës gjeostratregjike, që ka toka e Shqipërisë etnike në Evropë. Prandaj, libri i Kolonel Hajro Limajt, ka një vlerë speciale shekncore, sepse heuristika (shkencë ndihmëse e historisë, se si më e gjetur i pari dokuemntin-hb) këtu të vëndos në rrugë të drejtë, në kurs të sigurt për navigatorin që e ka profesion hulumtimin dhe të vërtetën. Por kur hermeneutika ( shkencë ndihmëse e historisë, që mëson për sa më shumë informacione për dokumentin kur dhe në cilat rrethana është përpiluar, qëllimi dhe efekti realist-hb) hynë në funksion, atëherë libri i Hajro Limajt, Lufta e Ftoftë dhe Shqipria, shndërrohët në ambicje për të mësuar me tepër, në nxitje për të mësuar edhe diçka nga ajo kohë ziliçare, jo për publikun, por për personin profesionsit dhe lozonjar, për ta kuptuar ku ishim, kah kemi udhtuar dhe kah duhët të shkojmë. Ky faktor dominon në këtë libër, dhe dëshmon se Hajro Limaj, ka qenë oficer i shkelqyer por edhe diplomat besnik dhe atdhetar i devotëshëm.
vërteta, ky libër e ka hapur një dritare për të dëshmuar se pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Shqipërisë, kur peshon në dituri patriotike, atëherë vërtetohët se morali i kombit është katërciprisht me i fuqishëm se sa pozita gjeostratrgjike dhe nomenklatura numerike ushtarake, e mbi të gjitha politiko ideologjike. Me këtë libër, autori ka dëshmuar se kombit shqiptar nuk ka politikë që i “urdhëron”, sepse morali i tij nëse është i dlirë, ishte, është dhe mbetët më rrezistent se shkambi para valëve të detit, sepse urdhërdhënësi shkon, por kombi dhe toka e tij mbetën të përjetëshme.
Struktura e librit: “Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria 1943-1990
Libri i Hajro Limajt ka për parathënje objektivin, për studimin e sigurisë dhe për mbrojtjën kombëtare, si kauzë e pakalueshme civilizuese. Prandaj, në vijim autori i referohët materjës bosht, për të nxierr prej saj konkluzën e dobishme, për ta njohur të kaluarën, në mënyrë që sot të shohim më shumë se dje, e pak më larg se nesër. Pra, në librin e Hajro Limajt, kemi të bëjmë me histori jo çka ka ngjarë, as si ka ngjarë, por pse ka ngjarë Lufta e Fotoftë, gjithnjë duke patur objektiv detyrën që shoqëria shqiptare e ka për obligim, ta mësojë në shkallë tre dimenzionale: në gjërësi,në gjatësi dhe lartësi të përgjegjësive, se çka rrezulton nga jeta e jetuar, dhe çka mbetët si obligim i gjeneratave të kohës së kibernetikës sot, gjithënjë duke ofruar përgjegje: pse ishte ashtu.
e lavdishme e LANÇ 1941-1944,për autorin Hajro Limaj mbetët një themel i sigurtë për ta analizuar perudhën kohore të mëtejme gjithëshqiptare, të cilën e imponon jeta dinamike dhe mbi të gjitha realiteti kritik. Në këtë drejtim PKSH e themeluar më 8 nëntor 1941 e deri më 29 XI 1944, në librin e Hajro Limajt dëshmohet se në Shqipëri është bërë luftë e drejtë, për çlirimin social dhe nacional të vendit nga nazifashizmi. Lidhur me këtë, autorit nuk i ka shpëtuar fakti për të dëshmuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, që është çliruar me forca të veta antifashiste popullore.
Nga faqja 11-14 autori analizon me eksplikacion të saktësisë dy faktor.Në këtë rrafsh dominon çështja e sigurisë dhe mbrojtëja kombëtare, si detyrë mbi detyrat. Këto pozicione mësohet se janë mbajtur duke i studiuar në hollësi plotë kundërshtime politike dhe ushtarake si:1. Në janar të vitit 1949 themelohët NATO nga 12 shtete për fillim si: SHBA, Britania, Kanada, Franca, Danimarka, Islanda, Italia, Norvegjia, Portugalia, Holanda dhe Liksemburgu. Ndërsa më 1952, shkruan Hajro Limaj, në NATO antarësohën: Greqia dhe Turqia. Më 1955 në NATO antarësohët Gjermania Federale. Ndërsa, më 1982 në NATO antarësohet Spanja. Këto 15 shtete do të paraqesin një ekvacion ushtarak polidimenzional me 15 faktorë të panjohur.Kjo do të thot se në gjiun e NATO-s kanë vend edhe shtetet tjera, por që në rend të parë është për seicilin subjekt demokratizimi dhe modernizimi i ushtrisë, gjithnjë në dobi të njeriut aktiv dhe sovran për shfrytëzimin e gjrë të lirisë, e cila kornizohët me kushtetutë, në shtetin ligjor.
Përballë NATO-s më 14 maj 1955, themelohët Pakti i Varshavës.Këtë pakt ushtarak nga fillimi e përbëjnë 8 shtete: Shqipëria, Hungaria, Gjermania Lindore, Polonia, BRSS, Çekosllovakia, Rumunia dhe Bullgaria. Lidhur me këtë bllok ushtarak është me interes për të theksuar se më 1953, Turqia dhe Jugosllavia lidhën Marrëveshjën Xhentelmene për deportimin e shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi, në bazë të Konventës së vitit 1938. Një vit më vonë, më 1954, Jugosllavia dhe Greqia do të lidhin pakt ilegal për ndarjën e Shqipërisë. Por, me që Shqipëria më 1955 u bë antare e Paktit Varshavës, të dy pazaret jugosllavo-tyrke dhe jugosllavo greke, do të shkojnë në plehun e historisë, megjithëse 415 000 shqiptarë nga Jugosllavia u deportuan në Anadolli, deri më 1966.
Shqipëria reagon në OKB më 1958
rrethanat e lartëcekura Shqipëria do të zhvillojë luftë “nervore”, duke i kritikuar: Paktin NATO dhe Paktin e Varshavës, të cilat posedonin armë nukleare. Prandaj kundërthënjet e tyre, do t` i shfrytëzojë “Bota e Tretë”, ku fjalën dominuese në politikë do ta ketë Jugosllavia, si shtet i mosinkuadrimit, duke propogaduar se brenda saj: “lulzon barazia ndërnacionale dhe të drejtat e njeriut, si askund në botë”. Por politikës jugosllave të trillimeve, ia nxjerr “rrënjën katrore” Shqipëra më 1958, përmes një informate drejtuar KS OKB për: “Pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi”. Jo vetëm kaq, në këtë kohë Shqipëria do t`i zbulojë planet Jugosllave për okupimin e Shqipërisë më 1947, kur së pari divizioni i oficerit Kupreshanin, planifikonte të zbarkohët në Korçë, në mënyrë që në vijim të fillojë ndarja e Shqipërisë me ndihmën e Greqisë. (Shiqo: Dosja Apostol Tanefi 1949, për rrximin e pushtetit në Tiranë). E vërteta, gjatë gjithë kësaj kohe jugosllavët do ta planifikojnë spastrimin e shqiptarëve nga Jugosllavia, sepse druanin se në rast konfrontimi: “dy divizione shqiptare” mund ta përbëjnë si shtesë Ushtrinë Shqiptare në çdo rrethanë.
Shqipëria në mes Lindjës dhe Perendimit
Autori Hajro Limaj (f. 22-27) dëshmon se fuqia morale e kombit shqiptar e tejkalon cilsinë trefishore ushtarake. Prandaj me Shqiptari kur të gërmohet historia e saj duhet llogaritur se fuqia shtetërore në relacion me themelet morale ka një bazamnet që quhët BESË, dhe me këtë popull dëshmohet se nuk ka mundur të manipuoi asnjë okupator gjatë historisë. Prandaj nuk quhët rastësisht popull shqiptar se është komb kryengritës. E vërteta, Shqipëria nga viti 1944-1990 kishte miqë, të cilët mund të klasifikohën në tri rrafshe: 1.Miqësia me Jugosllavinë 1944-1948, miqësia karakterizohët me një përpiekje jugosllave që Shqipëria të shndërrohët në koloni,plus çështja e Kosovës të mbetet problem jugosllav i frigoriferit “nën hie”; 2.Miqësia me Rusinë 1944-1962,miqësia karakterizohët me një përpiekje ruse që treva shqiptare të përdorët si bazë gjeostrategjike. Por që ajo bazë rrelativizohët përmes Letrës Enever Hoxhës drejtuar Stalinit më 2 shtator 1949. Në letër, Enver Hoxha i zbuloi të gjitha ambicjet për Shqipërinë etnike, si e drejtë e imponuar.; 3.Ndërsa miqësia me Kinën 1962-1978, në kulmin e Luftës Ftoftë karakterizohët si një përpiekje, që kulti ndaj punës, të futët në mentalitetin shqiptar si rreligjion dhe si ideologji. Në të gjitha këto transformime politike “miqësore”, dhe pastaj kundërshtare, një faktor e dëshmon Hajro Limaj, me urti se nuk ka lëvizuar nga vendi, e ai ishte si çështje e shenjët në dobi të kombit:Siguria dhe Mbrojtja Kombëtare, gjithnjë duke u bazuar në dokumente që palnifikonin që Rusia dhe SHBA, për ta kthyer Shqipërinë në koloni moderne, zhvillonin një politikë të tryezave ku thirën kërcnime dhe lajmërohën pasoja.
