LVV, pas 51 tentimeve, e ka humbë jo vetëm të drejtën morale, por edhe atë reale me e zgjedh Kryetarin e Kuvendit. E ka konsumu aq shumë këtë të drejt, sa tashmë është kristal pastër që nuk po arrin me formu shumicën parlamentare. Nuk i ka votat.
I kanë fitu zgjedhjet, kanë dalë partia e parë por me strategji të gabuar, e kanë humbë lojën. I kanë humbë krejt partnerët me qasjen e tyne armiqësore, përçmuese, e tash nuk po munden me formu shumicën. Prandaj bllokada.
Dhe kjo situatë nuk ka me ndryshu as për vite. LVV duhet me pranu që e ka humbë lojën vetë, me gabimet e veta. Edhe pas zgjedhjeve të ardhshme të jashtëzakonshme, gjasat janë që prapë nuk kanë me mujt me ndërtu shumicë.
Pra, jemi në një moment ku duhet me pranu që koncepti ‘o krejt, o asgjë’ ka dështu. E tash, në këtë sistuatë, rruga është vetëm opozita. Edhe Hashim Thaçi e Isa Mustafa kanë shku. Pozita e kryeministrit nuk është pronë e përjetshme. Edhe Bill Clinton e Tony Blair kanë shku.
