1. A kishte naivitet te shqiptarët
Nëse hulumton në arkivat jugosllave, pas një kohe e kupton se serbianët asgjë tjetër nuk kanë punuar, vetëm se kanë bërë palne se si me i shfarosur shqiptarët, dhe më e ndertuar një shtet integral si perandori e sllavëve të jugut. Kam shkruar për 37 programet serbe, duke ua prezantuar edhe titujtë. Por, fshatari, mësuesi, profesori, nëpunësi, ministri dhe kreyepolitikani serbian sikur e kanë një brengë përmanente në çdo kohë historike, se: “Shqiptarët duhet të shfarosën me fuqinë e ushtrisë”. Dhe, për çudi, shqiptarët serioz dhe naiv me të cilët bisedoje gjatë viteve sidomos më 1981-1999, pa dilema shpreheshiin se: “Serbët e kanë ushtrinë e katërt në Evropë”. Nuk e di a e theksonin këtë fjali nga frika, apo nga bindja e tyre naive duke mësuar nga shtypi serb se: “Serbianët janë të pathyeshëm”. E nëse i kundershtoje, zakonisht shpreheshin: “Ky nuk lidhje me realitetin”. E ju pyes publikisht sot: Ku jeni sokola të çlirimit me llafe dhe deklarata nepër gazeta dhe duke u konvertuar në moshë të shtyrë”; ku është sot “ushtria e katërt në Evropë”, ku është ushtria me katër luftëra të humbura më 1991-1999. Vajtone se ajo ushtri sot ka mbetur për inmemoriam. Mjerim i thonë filozofisë suej prej bajraktarit katundit, mjerim ky që po shprehët edhe sot, jo vetëm në torjet shqiptare, por edhe në Gjykatën Speciale që e imponoi Evropa e Kongresit Berlinit 1878 dhe Konferencën e Londrës 1913. E dikush nepër Evropë ende po medon për të na kthyer kthyer në kohën e Kongresit Berlinit! Për për këtë, është themeluar Gjykata Speiale e inicuar nga Këshilli i Evropës, me intriga të Rusisë.
I vetmi popull në Jugosllavi (1918-1999) që mund të quhët se ishte në robëri të thellë ishin shqiptarët. Armiku më i egër kundër tyre, me argumente mund të vërtetohet se ishte hapësira unike jugosllave. Këtë armiqësi ndaj shqiptarëve e forconin: 1. Shovinizmi hapsiror serbomadh; 2. limanet e Detit Afriatik dhe 3, Hekurudha Beograd-Tivar, që lidhët me vijën më të fuqishme gjeostrategjike në Evropë-Rajnë- Danub- Deti Adriatik. Lidhur me këtë realitet, shqiptarët do ta luftojnë me pendë dhe me armë çdo lloj Jugosllavie, ashtu si e është shprehur më 1992 në Librin e Bardhë, se pa luftë nuk ka çlirim. Prandaj na duhët Ushtria e kreshnikëve dhe vullnetarëve. E vërteta, kjo aksiomë u forcua, kur Sllovenët, Kroatët, Bosnhjakët që ishin sllavë, nuk mundën për t` u çliruar pa fuqinë e luftës së armatosur, sepse serbianët lunin në kartën integruese: Tito, PKJ-LKJ dhe APJ. Kur këta faktorë integrues jugosllavë u shporrën nga funksionaliteti agresiv, shqiptarët në mënyrë evolutive përmes Lëvizjës Popullore të Kosovës, ia kthyen pushkën okupatorit duke theksuar se: “kur ne serbët nuk mund të jetojnë sllavët, atëherë si është e mundur të jetojmë ne shqiptarët, prandaj u themelua UÇK dhe me luftën e saj dhe ndihmën e NATO-s, më 10 qershor 1999 shqiptarët e kurorzuan luftën e drejtë me çlirim. E vërteta, kundër Projektit më sublim kombëtar shqiptar (UÇK), qysh më 10 qershor 1999 do të ngritën shumë armiqë dhe tradhtorë, dhe ata edhe sot janë në ofienzivë. Por lufta e drejtë e shqiptarëve nuk ka të ndalur, edhe pse siç po shihët në Gjykatën Speciale në Hagë po tentohët terthorazi luftën e UÇK-ës të “diplomatizojë dhe letrarizojë”, madje edhe të provohët e të quhët” luftë qytetare”, se “qenkan vrarë shqiptarët në mes veti”! Trathtarë dhe hilegji, nuk janë më shqiptarët të sojit Kadri Mehmetit! Kanë mësuar diçka nga histora, që ana tragjike e saj mos t` u përseritët.
Shqiptarë, gjykimi ndaj katër drejtuesëve të UÇK-ës në Hagë është akuzë dhe gjykim ndaj Kosovës së çliruar. Mendoni më thellë e me kokë të ftofur, e jo me nerva dhe fajde politike kush ishte: “i majtë e kush i djathtë”. Po jeni vllazër more të mjerë, dhe faktet nuk mund të abortohën, sepse Gjykata Speciale është krijesë e Rusisë dhe Serbisë nazifashiste. Shtete tjera nuk kanë mundur të thonë Jo, kur vetë institiucioni shqiptar, Kuvendi i Kosovës e ka firmos me PO, themelimin. Madje sot çka po ndodhë në Kuvendin e Kosovës nga partitë që e votuan Specialën. Këto parti nuk janë ngritë vetëm kundër UÇK-ës, por janë ngritë, ndoshta pa “vetëdie” edhe kundër pavarësisë së shtetë Kosovës, i ndertuar me vargojë gjaku.
2.Si e luftuan shqiptarët Jugosllavin integrale
Federata Jugosllave është ide e’ iluministëve’ sllavë gjatë shekullit XIX. Kjo federatë u themelua me forca të jashtëme më 1 dhjetor 1918 në sarajët e Versajit. Por popujtë që u pagzuan në te nga fillimi ishin të paknaqur, sidomos: sllovenës dhe Kroatët. Këta dy popuj do t` i mprehin shpatat nga fillimi për sistem ekonomiko shoqëror dezintegrues dhe shumëpartiak. Madje nuk e votuan as Kushtetutën e Vidovdanit më 28 VI 1921. Por, me monarkinë serbiane në ball dhe me përkrahjën nga jashtë, Jugsllavia e Dytë pati shkuar shkumë largë duke ngritur famë dhe respekt, sidomos në Botën e Tretë, ku dominonin shtete islame. Në këtë shtet Serbët që e kishin gëlltitur (rëbëruar) mbi gjysmën e Kombit shqiptar, dhe në tërësi kombin e ‘dymendësisë;, që quheshin maqedon, në vend të “bullgarizimit”. Njëherit serbët e kishin “gëlltitur” kombin malzez më 16 nëntor 1918, duke ia humbur: kombësin, gjuhën, kulturën, shtetin dhe dinastinë. Kështu brenda Jugosllavisë serbianët në çdo etapë historike do të konfrontohën për fron, me të gjithë. Siç dihët më 1941 Mbretëria Jugosllave kapitulloi brenda shtatë ditëve, para fuqisë së Rajhut Tretë të Adollf Hitlerit. E vërteta, kapitullimi i prillit 1941 është debatuar dhe hulumtuar gjatë gjithë pjesës së mbetur të shekullit XX-të nga historianët shqiptar sidomos, por kurrë asnjëri historian sllavë nuk ka provuar ta thot se Mbretëria SKS (Jugosllave) ishte sajesë e imperializmit francez, gjithnjë për ta krijuar një barierë “respektive” kundër kapitalizmit gjerman dhe austriak në Ballkan.
Gjatë Luftës Dytë Botërore Jugosllavët do ta gjejnë fuqinë politike integruese në rrolin e Kominternit sepse PKJ ishte filialë e saj. Madje, përmes autoritetit Kominternit (1919-1943), sidomos serbianët do të provojnë të “eksportojnë” ide rrevolucionare prapa së cilave ide maskoheshin brifingjet integrale hegjemoniste, të cilat në vend të Dinastisë serbiane, sajuan Politbyronë e KQ të PKJ-ës dhe përmes saj provuan ta eksperimentojnë një sistem socialist, që do të lëvizë mbi shoqërinë e jo brenda saj, si “deshirë e shumëfisht e popujve të barabartë”.
Lufta çlirimtare 1941-1945 në Jugosllavi është zhvilluar gjithëmonë në një trekëndësh qendror, por që brenda tij nuk dihej sa trekëndësha janë brenda sajesës që u quajtë Federatë në Bihaq (1942) dhe sidomos në Jajcë (1943). Sidomos në Mbledhjën e Dytë të AVNOJ-it për ndërtimin e shtetit të rinjë do të identifikohën tre faktor: PKJ, Tito dhe Ushtria.
Këtë shtet, shqiptarët e luftuan në dy mënyra evolutive. Mënyra e parë ishte lufta politike 1948-1996. Mënyra e dytë ishte ushtarake më 1996-1999. Për mënyrën e parë shqiptarët kanë bërë greva, raegime qytetare, demonstrata dhe luftë të hapur duke i fituar me mija vjetë burgje të rënda. Në mënyrën e dytë, shqiptarët e hapën frontin e luftës nepër zona operative të cilave më në fund iu bashkua edhe NATO nga 24 mars e deri më 10 qershot 1999. Me këtë lufë përfundon pozita koloniale e Kosovës nga Serbia, por njëherit fillon në luftë neokoloniale nga UNMIK-u. Kjo pozitë shpresohet se nuk do të zgjatë, por pushteti i tij varet nga organizimi shqiptar në rend të parë, për ta marrur statusin e antarit të OKB-ës.
3. Faktori PKJ ishte mbiçmuar
Nga Kongresi i Parë e PKJ-ës i mbajtur në Vukovar më 1919 e deri më 1935 ideologjia e kësaj partie do të diktohët nga Kominterni. Në përgjithësi konsiderohej se elemti më eklatant i PKJ në lidhje me zgjidhjën e çështjës nacioanle në vned është dezintegrimi i Mbretërisë dhe themelimi i shteteeve nacionale. Por më 1935 Kominternë do të imponojë filiozofia e re plotike në rrafshin nacional për shtetin jugosllavë. Dhe nga viti 1937, do të propogandohët ruajtja e Jugosllavisë, por në vend të shteteve të ndara filozofia e PKJ u përqëndrua në krijimin e partive komuniste nacionale, brenda shtetit unitar. Aty do të konceptohët se PKJ si tërësi duhet të ruhët, që do të thot edhe kufijtë shtetëror të pranuar në Versaj më 1919 për Jugosllavinë, do të ruhën. Por, brenda atyre kufijëve, propogandohet se do të themelohën partit nacioanle komuniste, të cilat do të simbolizojnë dhe do të luftojnë për ndërtimin e pushtrtit republikan socialsit, ku “të drejtat nacionale janë të garantuara”. Në këtë frymë më 1937 u krijuan: Partia Komuniste e Kroacisë dhe Partia Komuniste e Sllovenisë. Ndërsa Partia Komuniste e Serbisë mbeti në dilemë por në luftë për shtet dhe parti komuniste unitare. E vërteta, popujtë që nuk mundën të ndertojnë PK nacioanle ishin serbianët (qëllimisht deri më 1945), Malazezët dhe Boshnjakët (deri më 1948) dhe Maqedonët, deri më 1943. Shqiptarët si popull i tretë për kah numri brenda Jugosllavisë, “i mbetën si detyrë prioritare Serbisë”, që t` i: shpërngulë, t` i denacionalizojë dhe shfarosë me Konventë obligative Ndërkombëtar, e cila u lidhë me Turqinë më 11 korrik 1938 në Stamboll. E vërteta, deri më 1944 me këtë konventë parashihej që në Jugosllavi mos të mbetët asnjë familje shqiptare. Dhe, për këtë shfarosje do të përkujdesët edhe PKJ dhe drejtuesit e saj kulmor.
Sa i takon politikës shtetërore Jugosllavia deri më 1937, ai shtet do të mbajë qëndrim: antigjerman dhe antikominternë (antirus), me instruksione të francezëve dhe britanikëve përmes Shoqatës Kombeve. Këtë politikë e diktonin kuptohet Franca dhe Britania. Por, me forcimin e Rajhut gjerman Mbretëria Jugisllave do të kthehet tnizisht kah Berlini nga viti 1937e tute përmes Milan Stojadinoviqit. Madje, në prag të kapitullimit pushteti mbretëror jugosllavë, do ta nënshkruaj edhe kalimin në Paktin: Romë-Tokio-Berlin, të cilin demonstratat e zbuluan se populli serbian sidomos nuk e pranonte për legjitimitet ndërkombëtar. Por, me tradhtinë që e dëshmoi Dinastia serbiane në prill 1941 duke u larguar nga vendi, ajo i hapi të gjitha shasat opozitës majtë politike-PKJ që përmes luftës çlirimtare t` i bashkohët koalicionit antihetlerian, duke shpalluar më 4 korrik 1941 luftën e pakompromis kundër okupatorit nazifashist dhe bashkëpuntorëve të tij. Lidhur me këtë, edhe pse shumë çka është e diskutuashme, kryengritjet e armatosura do të fillojnë nepër viset e republikave të ardhëshme, të cilat u promovuan në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it në Jajcë më 29 nëntor 1943.
4.Konferenca e Teheranit dhe pasojat për Kosovën
Në këtë luftë të drejtë antifashiste, J. B. Tito dhe PKJ do të promovohën si kulmi i rreshtimit antifashist integrues jugosllavë, jo vetëm në vend. E vërteta, për ata popuj që duhej të mendonin për ardhmëri qysh në tetor të vitit 1943 në Teheran, kur treshjna: Ruzvelt (SHBA), Stalin (BRSS), Cherchill (Britani), muarën vendim që me rastin e kapitullimit të Rajhut Tretë (kishte kapitulluar Italia më 7 shtator 1943), Gjermania të demilitarizohët, kurse ata popuj që kanë shprehur aleancë qoftë me pakte apo pa te, të fitohët e drejta që të “demisionohën”, të shpopullohën ose shkatrrohën fare. Dhe deri te kjo informatë shumë me rëndësi për rreshtim të popujve-kombe, një ndër të parët do të vijnë jugosllavët. Kështu me kohë, tinzisht pala serbiane do të përpilojë Elaboratin për likvidimin e shqiptarëve derisa të zgjasin operacionet luftarake”, me amuzë se shqiptarët ishin në anën e Adollf Hitlerit. Këtë elaborat do ta përpilojë kush tjetër përpos Vasa Çubrilloviq, i cili pas çlirimit do të promovohet si historian në Ministër të bujqësisë. Elaborati i tij shumë shpejtë do të lexohet nepër koluarët politike serbiane dhe më 3 nëntor 1944, do të shndërrohet në dokuemnt “ zyrtar”. Lidhur me këtë, në dokuementet e AVNOJ-it figuron se nuk pranohet coptimi i vendit, nuk pranohet dinastia, nuk pranohet asnjë lloj padrejtësie ndaj kombeve dhe pakicave kombëtare. Por, nëse hulumtohën dokuemntet mbi të cilat është ndërtuar federata kuptohet se aty nuk figuron Kosova me shumicë apsolute shqiptare. Madje, për Vojvodinën thuet se; Duhët t` i mketë 9 deputetë në AVNOJ-in e ardhshëm, sepse popullsia gjermane që vlerësohej se është më e madhe se e shqiptarëve në Jug “, duhët të shfaroset. Dhe pasi që në ato dokuemnete numrohën të gjitha republikat: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia. Në proces nepër koluare do të bisedohet që: “Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të ndahën”. Por, për këtë çështje arbitruan Tito dhe Millovan Gjillasi, prandaj në prag të çlirimit Beogradit me 20 tetor 1944, u vëndos definitivisht që fedratën ta ndërtojnë këto njësi: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia. Gjithashtu u pranua të nominohet për çështje principiele si Krahinë autonome e tipit sovejtik të jetë Vojvodina dhe Sanxhaku. Madeje u cuaktuan se sa antarë do t` i ketë në AVNOJ-in e ardhshëm seicila njësi federative: Sllovenia me 1 150 000 baorë duhej t` i ketë 38 përfaqsues; Kroacia me 3 335 000 banorë duhej t` i ketë 77 përfaqsues; Serbia me 3 350 000 banorë t `i ketë 82 përfaqsues; Maqedonia me 1 000 000 banorë t` i ketë 40 përfqasues; Mali i Zi me 293 000 banorë t` i ketë 17 përfaqsues; Vojvodina si krahinë me 1 695 000 banorë t` i ketë 9 përfaqsues, sepse parashihej shfarosja e gjermanëve dhe hungarezëve që kishin bashkpunuar me nazifashizmin. Sanxhaku si krahinë specifike me 205 000 banorë parashihej t ` i ketë 11 përfaqsues. Kurse, Kosova me 530 000 banorë parashihej t` i ketë 0 përfaqsues, sepse ishte në fuqi kulifikimi i Gjillasit dhe Rankoviqit se: “ shqiptarët kanë qenë bashkëpuntorë të nazifashizmit”. (Shiqo: Zakonodavni rad Predsetnistva AVNOJ-a, Beograd 1951, f. 51. Pra, në të gjitha dokuementet për krijimin e Jugosllavisë federative mungon Kosova, sepse ishte cilsuar se: “Shqiptarët duhet likuiduar si bashkpuntorë të nazifashizmit”. Për këtë fakt drejtuesit e LANÇ në Kosovë as që kishin ide se çka po ndodhë dhe çka projektohej, prapa shpinës tyre në Beograd.
Por, me aplikimin e mbobilizimit gjatë janarit 1845, kur Kosova i kishte bërë realitet të gjitha provat me qeta, batalone, aradha dhe 7 brigada antifashiste, atëherë e vërteta për palën serbiane nuk mund të qëndronte në “thes” por u çpik se në Kosovë: “Duhët vëndosur diktatura ushtrake, pati nevojë ose jo”. Dhe me që historia shqiptare nuk mund të shlyhej, sepse në Kosovë ishin edhe dy brigata antifashiste nga Shqipëria, atëherë u vëndos një realitet tragjik: “që në Kosovë të instalohën divizionet serbiane, dy brigadata malazeze dhe një brigadë maqedone, me të drejtë që Kosova të ndahët në tri, prkatsisht në dy pjesë”. (A. KQ PKJ dok. 05/45, s. pov, në 3 faqe çirilicë, shkrimi del se ishte i Vllada Zeqeviqit (pop), që u zgjodhë Ministër i Punëve të Brendëshme).
5.Kosova sipas dokumenteve që i sajuan Gjillas-Rankoviq më 1 shkurt 1945
