Përgatiti: Bedri Halimi
Për personalitetin e Hasan Kaleshit ka mendime të ndryshme. Ka që e kanë lavdëruar, por ka edhe përsonalitete që e kanë sharë.
Nga ata që e kanë lavdëruar, kryesisht janë faktorët politikë në ish Jugosllavi, kurse nga ata që e kanë kritikuar janë përsonalitete nga bota intelektuale, shkencore shqiptare.
Në këtë rast, unë nuk do të bëjë asnjë koment timin, por do të sjellë të dhënat se çfarë është shkruar e thënë për të në dokumentet e arkivave të Shqipërisë, që flasin për zhvillimin e Albanologjisë në Jugosllavi prej vitit 1946 – 1990.
1.
Kështu në dokumentin INFORMACION, lidhur me studiuesit e fushave albanologjike, të cilët kryesisht vepronin në Prishtinë, mes të cilëve për Hasan Kaleshin në këtë dokument thuhet:
Hasan Kaleshi – Doktor i Shkencave Filologjike, turkolog, i përgatitur mirë shkencërisht, ka një aktivitet të shumëanshëm në fushën e filologjisë, të historisë së kulturës dhe historisë së mirëfilltë; është anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave të Republikës Arabe të Bashkuar. Merr pjesë në kongrese e simpoziume ndërkombëtare, ka punuar e punon në arkivat e Stambollit e të Vjenës prej nga ka nxjerrë materjal të pasur dokumentar.
Në Kosovë nuk gëzon simpati të gjerë për shkak të qëndrimit të tij mendjemadh dhe të mosinteresimit për problemet politike të Kosovës. Kundrejt nesh (pra Shqipërisë e ka fjalën – vër BH) ka mbajtur dhe mban qëndrim të rezervuar.
AQSH, Fondi 14APSTR, Viti 1970, Dosja 345.7, fl. 9 – 12
2.
Në dokumentin INFORMACION sekret lidhur me gjendjen në Kosovë e ish – Jugosllavi, sipas mendimit të juristit Syrja Popovci, i cili ishte shprehur gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ku thuhet:
Sekret
Ekzemplar nr. 1
Tiranë, më 14. 8. 1971
Nr. 456 (e të cilin shënim me dorë theksohet se u pa nga shoku Feçor Shehu, 11. 8. 71
Thuhet:
…Syja Popovci edhe në muajin Maj të këtij viti ngriti problemin që në Shqipëri të mos pranohen elementët që njifen në Kosovë si të poshtër dhe se ato që kanë ndodhë deri më sot, të mos përseriten më. Si shembull sjell Hasan Kaleshin – (i regjistruar turk – anëtar i akademisë egjyptiane – sot punon pranë institutit albanologjik Prishtinë), që sipas tij është agjent internacional dhe që në kohën kur Mark Krasniqi – ndodhej në Tiranë – e sulmoj rëndë, duke e akuzuar se është i vetmi që lufton për të mos u studiuar kultura serbe në Kosovë…
Është paraqitur shumë i tronditur dhe i fyer rëndë nga kontrolli i gjatë në postën e Qaf-Morinës – kontroll që ka vazhduar që nga ora 13.30 – 17.00. si pas tij, oficeri me emrin Ismet u ka rënë edhe gomave të makinës me një vegël të fortë, për të zbuluar nëse ka ndonjë send brenda në to, se oficeri nuk e kryen punën mirë punën e Partisë dhe se qenka i predispozuar për të krijuar incidente. U fyeva rëndë, se pasi kalova postën jugosllave, ku një milic shqiptar më tha lum ti që po kalon në atë anë, ndërsa këndej ndodhem para një të papriture.
Konsp. M. Z.
Dakt. Sh. Xh.
Kopje 3.
Kryetari i degës veçantë
Haki Keta
AQSH, Fondi 14APSTR, Viti 1971, Dosja 425, fl. 134 – 141
3.
Në dokumentin RELACION, i përgatitur nga studiuesit nga Tirana, Zihni Haskaj e Shaban Çollaku, mbi punën hulumtuese në arkivat e Prishtinës, Sarajevës e Shkupit gjatë muajve shtator e tetor të vitit 1973 (Tiranë, më 10 nëntor 1973), duke bërë fjalë për shumë personalitete mes të cilëve edhe për Hasan Kalëshin, për këtë të fundit thuhet:
Kosovarët bisedonin se ishte vendosur nga lartë që në Universitetin e Prishtinës të hapej katedra e gjuhës turke dhe mund të vihej shef i saj Hasan Kaleshi. Kuptohet se cili është qëllimi i hapjes së saj.
Nga sa kuptuam ne nga bisedat me pedagogë të Universitetit të Prishtinës ka filluar një tendencë për t’ï prishur ose zvogëluar marrëdheniet me Universitetin e Tiranës. Midis tyre që kishin këto tendenca ata përmendnin Hasan Kaleshin, Shefqet Pllanën dhe Emin Pllanën…