Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Gjyqi i historisë kurrë as nuk të denon, as nuk të shpërblen, pa e merituar!
Në fund të shekullit XX-të për shqiptarët ndodhi mrekullia e shekullit. Në këtë kohë duhej mësuar se nga shekulli XIX dhe pjesa më e madhe e shekullit XX-t, shqiptarët ishin denuar nepër kongrese dhe konferenca paqsore, sikur të ishin agresor apo fajtor te të gjitha mizoriave, e nuk e kishin asnjë faj për to, nuk ndodhi satsia, por organizimi ynë në luftën politike dhe ushtarake për t u çliruar.Pas vitit “paqesor” më 1946 në Paris, shqiptarët prap u detyruan edhe pse ishin në anën e aleatëve, të jetojnë me statusin e popullit të ndarë në disa shtete, e që e kishin statusin e pakicës kombëtare. Por shqiptarët me burgje politike, demonstrata e greva qytetare, reagime intelektuale, debate nepër organizata të ndryshme për të drejtat minoritare dhe të drejtat e njeriut, e sollën mendimin shqiptar deri në atë gjendje sa që më 1981 provuan edhe të ngritën në kryengritje (2 prill 1981 në Besi Kosovë). Aty e vërteta u pa që pjekuria politike dhe rrethanat ndërkombëtare ishin të nivelit, por gatishmëria për sakrifica ende nuk ishte pjekur sa duhet. Prandaj, sa do që reagimi shqiptar kundër robërisë, sidomos në Kosovë po rritej, dhuna shtetërore kundër shqiptarëve po trefishohej. Në këtë rrugëtim, shembja e komunizmit dhe Murit Berlinit më 1989, krijoi një rrethanë të re sa që lindën idetë e para që shqiptarët t i kthehën pushkës, pa e harruar lapsin, edhe pse projeksionet ishin jo në favorin e tyre. Lidhur me këtë më 1990, do të kemi lëvizje konkrete të një fillimi të ri popullor,lëvizje e një fillimi të organzimit politik, pajtimtar dhe ushtarak.
Derisa përfaqsuesit e republikave jugosllave po mbanin mbledhje për ruajtjën ose shembjën e RSFJ-ës, shqiptarët e panë se në projektët e reja nuk janë askund të përfaqsuar, sepse projektoheshin të mbasin koloni e re, me tretman të vjetër. Dhe ky realitet, do të ndikoi pozitivisht te disa militantë që nuk pranonin ma debate ideologjike, por filluan të ushtrojnë “debate” ushtrake të organzimit të luftës e cila në proces kohor do ta merr emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. E vërteta, si emër UÇK lindi në një lagje të Prishtinës, e nxierrur nga rrënjët e zemrës dhe ndienjat e shpirtit, më 1993.
Kështu Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari do të promovohën në ushtarët e parë në luftë për ndryshimin e Epokës që po vinte, në realitet të Epokës për me i prish të gjitha pazaret që ishin bërë në të kaluarën nepër kongrese dhe konferenca ndaj popullit më të vjetër të Evropës.
Guerila shqiptare e konfrontoi okupatorin në Kosovë me dheun, ujin dhe ajrin e saj
Zahir Pajaziti në një tubim do t` i pyet qytetarët shqiptar cilët milicë janë me siellje sadiste ndaj popullit; cilët konfientë janë të ekspozuar që punojnë për okupatorin.Me këto pyetje Zahiri donte ta përfshinte edhe popullin në luftën speciale.Dhe pyetjet e tij për një kohë fare të shkurtë u plotsuan nga populli, i cili nuk e njihte saktësisht. Pasi qi i tuboi informatat, Zahair Pajaziti ua besoi detyrat shokëve, dhe me një grup patriotësh shkoi në Tiranë për ushtrime ushtarake. Atje, do të takohët jo vetëm me oficerë instruktorë, por edhe me politikanë të cilët e njihnin situatën politike në Kosovë në të gjitha etapat e pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa kontakti i Zahir Pajazitit me Kryetarin e Shqipërisë Ramiz Alinë ishte fare miqësor dhe emocional. Ramiz Alia në pritje do t i drejtohët Zahir Pajazitit me këto fjalë: Edhe ne kemi luftuar në Kosovë më 1944/45, por në kushte dhe rrethana shumë delikate sepse sllavët ishin më të shkolluar, por ajo nuk do të thot se populli nuk ishte patriot dhe nuk e donte Kosovën e lirë. Në anën tjetër Zahir Pajaziti do ta shtrojë pyetjën: A pajtoheni që pasi të bisedojmë me te, Adem Demaçi ta merr drejtimin politik të luftës sonë, e cila do të jetë sigurisht më e suksesëshme se ajo e LANÇ-ës. Pyetja e dytë është se drejtimin ushtarak do t ia rezervoimë një oficeri që ka aftësi organizative strategjike ushtarake dhe që din t` i kombinojë politikën me ushtarakën. Kurse, drejtimin diplomatik për luftën tonë të drejtë mednojmë se do ta nxierim dikend që ka përvojë në këtë drejtim.(Kujtime të Kolonel Halil Katanës).
Ramiz Alia do të ndërhyn dhe do ta pyet se çfar qëndrimi ka LDK për mundësinë e hyrjës së Kosovës në luftë? Zahiri përgjigjet: Me sa kam informata ata janë njerëz të lapsit, janë të urtë, por nuk janë të hunit e të konopit, si i kërkon lufta dhe politika aktive.
Kur Ramiz Alia e pyeti Zahirin a keni kontaktuar me ndonjë shtet mik perendimor? Zahiri do të përgjigjet: Nuk duam t i a lidhim veti duartë . Ne po e nisim luftën. Pastaj, do të na bashkohën ata që kanë interes për popullarizim të luftës së drejtë, gjithnjë duke u mbështetur në Rrezolutën e KS OKB mbi dekolonizimin nga viti 1960; duke u mbështetur në Konventat e Gjenevës për luftën nga viti 1949. E sipas realitetit që po ngjanë në botë SHBA po duket se do të jetë superfuqi e vetme. Ne asaj politike që na njeh si komb e si popull, do t ia msyjmë t i imponohemi. Rruga e imponimit sigurisht se nuk do të jetë sikurse ajo e Tiranës më 1946, sepse tani kemi patriot dhe trima të shkolluar dhe të përgatitur për sakrifica të mëdha, por që fitorja do të jetë e jona. Sepse duam që pleqëritë e Berlinit më 1878, Londrës më 1912, Verasajit më 1919 dhe Parisit më 1946, do t i prishim për gjithëmonë, pra me luftë të drejtë do t` i bëjmë copë e grimë. Shansa na është para syve, por sot nëse shprehim oportunizëm dhe politikanizëm, prap do paguajm haraq shekujsh. Kryesorja, historinë kësaj radhe nuk do ta matim as me pllambë e as me piqik, por me milimetra për çdo sksion duke e bërë realitet Doktrinën Demaçi, historinë do ta shkruajmë vet sepse: O lindja o Prendimi nëse na ndihmojnë, lufta jonë do të jetë e drejtë. Madje, ne nuk do ta hargjojmë as një minutë kohë për ideologji. Por, kjo nuk do të thot se nuk kemi ideale. Po, kemi ideale, por ato janë për një luftë të pastër dhe me elemente të neoluftës.
Lufta jonë nuk mund të imagjinohët pa një ndihmë horizontale (popullore) nga populli i Dukagjinit. Kjo do të thot se e pranojmë çdo epërsi që ka Drenica, për luftën tani dhe të traditës sidomos. Këtu në Tiranë nuk kemi ardhur, për ta mësuar historinë e doktrinave të luftës, por kemi ardhur të mësojmë artin e luftës nga oficerët patriot. Ne Shoku Ramiz, ne tani pas një kohe tragjike nepër të cilën kemi kaluar, nuk duam më e pasë fatin e tentim kryengritjës shqiptare të drejtuar nga Ruzhdi Xhaka më 2 prill 1981 në Kosovë. Ne do ta hulumtojmë çdo shansë, sepse kryengritjën më e nisë është disi fare lehtë,thonë dokrtinat ushtarake, por pas asaj nisje duhet t ia dijmë fundin dhe epilogun. Ne, deshtimin e Kryengritjës më 1981 ia mbështesim edhe faktit se Kosova kryengritëse së pari ishte e mbylluar kah Shqipëria. Së dyti, kur t i shtohet këtij realitti se edhe popullin nuk e kishin të gatëshëm për mejdan, atëherë na detyron që tani të mendojmë dy herë e së treti të veprojmë, por të dalim nga veprimi me fitore në shpirt dhe fitore në dorë. E kur të dya veprojnë së bashku, atëherë faqebardhësia para kombit do të shndritë si dielli, në çdo kohë.
Çka mendonte Adem Demaçi dhe çka mësohej prej tij
Siç dihet lufta ishte e vështirë dhe e gjatë si ka thënë Adem Demaçi më 1964 në Programin e LRBSH-ës, që mbeti në histori si program vizionar historik. Ne Shoku Ramiz pa Demaçin në luftë do të jemi sikur kur njeriu hynë në një punë të rënd fizike, por i mungon njëra dorë. A hyrja e Demaçit në luftë për neve është më tepër se me i pasur dy duar. E vërteta, ate populli e respekton, sepse më në fund e ka mësuar se çfar idealesh i mbronte në burg për 28 vjetë. Madje populli e ka të njohur se ky patriot është burgosur tri herë dhe kurrë nuk ka ndryshuar as kurs as pozicion për çlirimin e Kosovës. Maje, Adem Demaçi gjithëmonë ka llogaritë se Nëna Shqipëri herdo kur do të na dali krah, ashtu si na doli krah më 1972 kur me dhjeta profesor univerzitar erdhën në Kosovë dhe aty e mbollën farën e re të patriotizimit, e cila fare e kishte emrin:arsimim, flamur dhe bashkim kombëtar”.
Takimi Ramiz Alia Adem Jashari “tet a tet”!
Ramizi: Mirë se keni ardhur kreshnikë të Kosovës dhe Shqipërisë. Adem Jashari…Luftën nuk po e nisim me shpresë se intelektualët patriot, punëtorët e vyeshëm, dhe fshatarët bukdhënës do të na bashkohën. Këta kanë mësuar dhe përjetuar kohëra të egra. Jo, lufta jonë është e vullnetarëve. Kush ka vullnet, fronti është i hapur, por jo me anarki, por i nënshtrohën diciplinës ushtrake shumë të rrebët, do të thoja Spartane për kah taktike, por Skenderbegiane për kah strategjia.Pra luftën do ta nisim në bazë të traditës: Ahmet Delis, Azem Bejtës, Shaban Palluzhës. Lufta jonë nuk do jetë gjashtë ditëshe, por do të jetë e gjatë dhe në stilin “dhëmb për dhëmb”. Po na thonë se duhët ta nisim luftën sikurse ata në Slloveni dhe Kroaci. Jo, ne do të manovrojmë një kohë, pastaj e dijmë se nuk do të jemi në paketin e luftës në mes sllavëve. E një zgjidhje në paketë, Kosovën e servon sërish në koloni.
Ramizi: Ne kemi caktuar këtë strukturë të bisedimeve për dy shkaqe: 1.I druajmë dekonspirimit; 2. Duam ta mbatim autoritetin e juej dhe të prijësve të Kosovës, a jeni të vendosur për luftë të vërtetë dhe me uniformë ushtarake. Konsiderojmë se lufta pa politikanë, dhe politikanë pa luftë, e këta së bashku pa strategji diplomatike, nuk premtojnë sukses. Pra kështu mendojnë oficerët e karierës. Ademi: Kohën dhe vendet do t` i zgjedhim ne. Ne e kemi mësuar atë betimin që ka ndodhë në xhamin e Palacit (vendlindje e Hasan Prishtinës), kur një profesor e lexoi hymnin e pajtimeve dhe rrugën kah do të shkojmë. Aty u tha: “Ejani në tubime, po shkojmë në pajtime, po nisemi simbolikisht në luftë për bashkim kombëtar”! Ne krahas luftës edhe do të mësojmë.
