Emocionet ishin të fuqishme, çdo sekond, sulmi nga kuq e zinjët përcjellej me brohoritje të fuqishme, në kërkim të mposhtjes së ekipës serbe.
Njëjt si në Bronx të New Yorkut ashtu edhe në Stadiumin Tiranës, mijëra tifozë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare, shprehnin emocionet e tyre për fitoren e kombëtares shqipëre. Megjithatë kombëtarja jonë edhe pas sulmeve të njëpasnjëshme dhe shancave të favorshme për të bërë gol, nuk arriti.
Madje as pas një rasti të shkëlqyer nga penaltia, ekipi ynë nuk arriti të shënon gol. Sidoqoftë ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë në futboll e përfunduan ndeshjen pa gola, dhe kështu siguruan nga një pikë secila. Loja u përcoll me entuziazem të madh, sepse dashuria për vendin nga emigracioni për tej oqeanit është e madhe.
Tingujt e këngëve të bukura të artistëve tanë të mirnjohur jehonin gjithëandej duke krijuar një atmosferë vërtetë të bukur. Ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, ju dha rëndësi edhe nga ana e mediave, faqet e para të mediave botërore ishin te mbushura me kët ngjarje sportive.