Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Dialog strategjik në mes SHBA-ve dhe Republikës Kosovës nuk ka pasë. Pra fillimi i dialogut është ndërprerë ende pa filluar. Së këndejmi Kosova ka marrë një goditje diplomatike si paralajmërim. Ndërsa miqësia SHBA-Kosovë është e palëkundur. Institucione amerikane që e kanë përkrahur Kosovën nga dekada e fundit të shekullit XX e deri me tash, nuk ndryshojnë ashtu si parashikon pushtreti i Beogradit dhe Moskës. E vërteta, nuk besoj se fati i shtetit Kosovës, do të lidhet me një individ që e don shumica e popullit, por që e lufton opozita politike, për Amerikën është një pozicion, sikur referi kur e qorton një futbollist për diciplinë, por që futbollisti varet a e ka kuptuar seriozisht vrejtjën. E popullit i them se duhet mësoi me urti çështjët, e jo nga arsenali i politikës hasmuese!
Pozita e Adem Demaçit pas daljës nga burgu
Adem Demaçi edhe pse doli nga burgu më 1990 ai menjëherë u plasua në mes dy poleve politike, duke mësuar se doli nga burgu i vogël dhe erdhi në burgun e madh, sepse vendi ishte nën okupimin diaktatorial të Sllobodan Millosheviqit (Hitleri i BallkanitP). Por, në ato rrethana mbretronte një fenomen sepse më një anë ishte LDK që propogandonte politikë paqesore me okupatorin, e ai realitet ishte sikur të propogandonin hebrenjët paqe me Hitlerin më 1941. Në anën tjetër, ishin forcat rrevolucionare të Lëvizjës Popullore që propogandonin shkallë –shkallë luftë kundër okupatorit, ritmin e së cilës luftë do ta caktonin ata të LPK-ës ku Demaçi e kishte vendin parësor. Pra,nuk ka qenë pozicion i lehtë që Adem Demaçin deri më 1 tetor 1997, të pozicionohët më fuqishëm se kurrë më parë në anën e studentëve dhe profesorëve të Univerzitetit Prishtinës, për t` i përkrahur demonstratat, që u bërën kufi në mes ligësisë para okupatorit dhe patriotizimit e guximit për t` i ndryshuar epoakat historike në Kosovë. Po, Adem Demaçi më ka ftuar për këshillime në fund të shtatorit 1997. I kam thënë pa asnjë dilemë duhët përkrahur Rektorin e sidomos studentët, të cilët gjithëmonë simbolizojnë progres dhe siellin gjak të freskët në valët e përgjakura të historisë sonë të lavdishme.
Adem Demaçi pohimit tim do të shpreh: “Janë disa individë dhe studentë që po më telefonojnë se po u përgjakën rrugët e Prishtinës, do të mbetëm përgjegjës historik”. Iu përgjegja se më 1968, kërcnimet e ngjajëshme ishin përmanenete. Por, fyerjet ishin edhe fizike nga disa studentë, e sidomos profesorë, që shpresonin se trasformimet në shoqërin jugosllave do të pikin nga qielli. E kërcnuesit shprehnin se kishin kontake me parin politike, pa nderprerëje, prandaj folnin me gjuhën e tyre. Ishte kotë të na bind dikush ndryshe sepse ishim në anën e lavdisë, prandaj shumica dërmuese e studentëve, iu bashkuan Lëvizjës rrevolucionare `68.
Ndërsa më 1997 Bacit disa individë donin t` ia “prenin kmishën”, por që më parë donin t` ia shkurtonin të dy duartë dhe këmbët, sepse thonin kërcnuesit: “lirinë do të na e siguron Perendimi, pa marr pjesë na vet, që kishim nevojë, pra po na hasmëron me tërë botën”. Bacit edhe në këto kushte i është thënë më vonë në procesin e miqësisë thellë: “Bac Ju jeni më shumë se Përfaqsues i UÇK-ës. Jeni përfaqsues i popullit në luftë për liri. E ata që janë “përfaqsues të popullit” kundër luftës, valët e historisë ngadal do t` i konvertojnë në pozicion dytësor, sa që do të vijë dita që do të turprohën edhe nga hieja e vet. Këtu diku pushon tajmbajdingu historik i kohës. Këtë fakt Demaçi e dinte fare mirë. Por kurrë nuk e potenconte para të huajëve që vinin plotë pezm e shkonin edhe më të pezmatuar siç ishte Jirzhi Dinsbir, Krostofer Hilli dinak dhe shumë i sharruar në hipokrizi. E vërteta, në saje të informimit të gabuar për realitetin, pse kishte lindur UÇK, shumë të huaj shfaqnin një mëni të papërshkruar ndaj guerilës sonë lavdiplotë. E Baci, ishte ai që u dëshmonte vëndosmërinë e shqiptarëve patriot me fjalët: “Ose duam pavarësi, ose duam me vdekë të gjithë”. Këtë aksiomë morale dhe politike Adem Demaçi ia tha edhe Zonjës Olbrajt në telefon nga Lublana në mars 1999.
Sot shumë korba po thonë “jemi shqipe”!
Sot për patriotizmin dhe për luftën e UÇK-ës, gjithnjë për të marrë poena dhe për ta dytësuar luftën e drejtë, madje shumë gazetarë dhe individë me funksione katundi dhe qyteti, po e japin frymën e fundit për të mbetur të paktën në lojën historike, tash jo në luftë për çlirim, por në beteja për pushtet, po shajnë e pshtyjnë konkurentët politik.
Tani sa më përket mua, që po shkruaj dhe po provojë me fakte ta nxjerr rrënjën katrore realitetit politik në Kosovë,shkrimet nuk po i shoqërojë me referenca, sepse natyra e gazetave është e tillë, por betohëm se gjithëmonë do të përpiqëm ta shpalosi të vërtetën, deri aty, qoftë që të jetë edhe kudnër meje. Por, tani dua t` e zbërthej një fenomen që mësohet në studimin e luftërave, të cilit do lloj qofshin ato luftëra. Gjithënjë pas mbarimit të luftës, për t` i dalluar disa fenomene shkollore, duhët njohuri. Është fenomen nga lashtësia se okupatori që e humb luftën, dihet se do ta shkrijë energjinë e fundit, për t` i krijuar kushtet, për ta kthyer humbjën në fitore. Konkretisht, okupatori serbian në Kosovë më 10 qershor 1999 u kualifikua si agresor, dhe humbës i luftës.Okupatori serbian u detyrua ta nënshkruaj kapitullimin. Si agresor, shteti i Serbisë ishte fakt se e kishte kthyer Kosovën në gërmadha. Dhe i vetmi mjet për te me u largua nga Kosova pa dëme kolaterale, ishte futja e akuzave ndërmjet UÇK-ës dhe LDK-ës.
Rroli i ri i okupatorit serbian në Kosovë nga 10 qershori `99
Si humbës qarçet e okupatorit serbian, me shpejtësi do të riorganizohën gjatë qershorit dhe korrikut 1999, për të krijuar rrethana armiqsore: në mes UÇK që ishte fitimtare e luftës dhe LDK-ës që ishte paksa e dytësuar për pozicionin paqesor që kishte mbajtur si konstantë politike fillim e mbarim 1989-1999. Por, këtë fenomen historiko ushtarak, ardhja e Batalonit Rus në aeroportin e Prishtinës (11 qershor 1999), do të krijojë “siguri” psikologjike për banditizmin serbian. Kështu Beogradi do ta vazhdojë lufta në rrethana të reja , gjithnjë duke provuar që të shkaktojë luftë QYTETARE, në mes shqiptarëve. Po, okupatori do të kujdesët për të mbuluar gjurmë edhe duke vrarë serbianë civilë dhe duke propogaduar në çdo derë të oficerëve të NATO-s, nepër zonat: amerikane, angleze, franceze, gjermane, turke , holandeze, italiane etj se: “shqiptarët janë të pasigurtë dhe UÇK është organizatë terroriste”. Prandaj, “sigurinë dhe pushtetin mbi ta mund ta ushtrojë vetëm Serbia, e cila më 1945 i ka vrarë dhe nëse është nevoja do t` i vras të gjithë edhe tash”!
E vërteta, këtë rrol të okupatorit askush nuk e ka hulumtuar nga autoritetët e NATO-s dhe UNMIK-ut. Madje hulumtimin UNMIK ua ka ndaluar me kërcnim edhe puntorëve shkencore të institucioneve të Kosovës. Dhe jo vetëm kaq, UNMIK prokurorëve dhe gjyqeve të Kosovës nuk u ka lejuar kurrfar kompetencash ligjore.
Çka dëshmojnë numrat:“janë vrarë 400 minoritarë, 116 UÇK dhe 106 LDK”?
Në opinion shumë shpejtë pas çlirimit do të lansohën shifrat se: “në Kosovë ka pasë krime monstruoze nga UÇK”. Sidomos në dy muajtë e parë të çlirimit do të propogandohët shifra e “vrasjeës së 400 serbianëve dhe shqiptarëve të ndershëm”. Këtë shifër, do ta lonsojë Sherbimi Kontrainformativ i Ushtrisë DFJ. Në këtë “sasi serbësh të vrarë-400” (?!), shumë shpejtë prej të njejtës “kuzhinë udbeske”, do të lansohët edhe shifrat se: “janë vrarë 116 pjestarë të UÇK-ës dhe 106 drejtues politik të LDK-ës”. Në këtë proporcion numrash, tabet (istikamet) ishin të përgatitura nga oficerët me pervojë serbianë. Por mungonte vetëm aktori, që do ta shkrep i pari lajmin e drejtimit të plumbave në mes UÇK-ës dhe LDK-ës. Dhe lajmin terthorazi e pati shkrep ai që në Rambuje krekosej nepër qoshe se: “UÇK ka bërë krime, se është terroriste”. Ai u shti sikur nuk e dinte se Amerikanët nuk e quante UÇK-ën më terroriste. Prandaj, kërcnohej bajlozi në Rambuje se: “Nëse Ju “Kolegë” nuk nënshkruani që në Kosovë e Metohi të mbesin 11000 ushtarë e policë serbian; nëse kufirin me Shqipërinë e ruajnë këto forca; nëse nuk ka asnjë garancion se do të largohen nga okupimi, ne rrezistencën diplomatike, do ta vazhdojmë nepër kampe dhe bordele ala Rambujet tjera”. Prapa këtij “diploamti” të vetshpallur qëndronte fuqishëm një diplomat që quhej Kristofer Hill. Në këtë valle ishin edhe disa agjetë rus,e që propogandoni se e kanë prapa Pentagonin. Dhe në këtë mjegull të gjakut dhe skllotës, dihet se fjalën kryesore do ta kanë ata që komunikojnë anglisht. Për momentin ata që ishin kalbur nepër burgje, dhe nuk e kanë pasur asnjë shansë që të mësojnë gjuhë tjetër,u kualifikuan se janë “kundër tërë botës”. Këtu pushonte “fuqia” e interkolektorit intelektual, që numrohej i barabartë çak edhe me Presidentin Ibrahim Rugova, e ai (ata) ishte pa parti dhe nuk dihej kend e përfaqson.Por ngjarja e filmit, falë Sekretarës Olbrajt nuk mbaroi me fallin e sojit që thurë ngatrresa gati sa okupatori, në mes shqiptarëve.Prapaskenat e sojit të këtij personi do të zbulohën më vonë, kur akterët që e digjuan bisedën Ollbrajt-Demaçi e thanë të vërtetën.
Çka i ka siellë Kosovës qëndrimi amerikanë për ndërprerëjën e dialogut strategjik (IX 2025)?
