Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lladrovci ia tregon vendin ish-gjeneralit të ushtrisë kroate, merr në mbrojtje Komandant Çekun

    15/05/2022 19:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar një foto së bashku me Agim Çekun në Facebook në një postim ku i reagoi ish-gjeneralit të ushtrisë kroate, Rrahim Ademi, i cili në një deklaratë të mëhershme tha se nuk pranoi të luftojë për vendin e tij për shkak se Çeku ishte emëruar në një pozitë më të lartë se ai.

     Ademi tha në një intervistë në RTK se nuk pranon që të komandohet nga dikush që ka qenë ushtar i tij, kur u pyet pse nuk luftoi në Kosovë por vetëm në Kroaci. Lladrovci ka thënë në statusin e tij se kushdo që mundohet të mohojë kontributin e Çekut në luftën clirimtare në Ksoovë vetëm “e korrit veten e tij”

    “Bashkë me Fatmir Xhelilin patëm një takim të këndshëm  me gjeneral Agim Çekun mikun e Fehmiut, mikun tim dhe të familjes, njeriun me virtyte të larta dhe me kontribute të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë  e Kosovës. Gjeneral Çeku është  hero i dy luftërave çlirimtare të Kosovës dhe Kroacisë  dhe kushdo qe mundohet të mohojë këtë kontribut e korit veq veten e tij”, shkruan Lladrovci.

    Tutje ai shton se Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që nga themelimi i saj, andaj edhe është emëruar komandant në periudhën më vendimtare të luftës.  Tutje ai shton se të tjerët që nuk i janë përgjigjur me kohë thirrjes së atdheut nuk mund të kthejnë historinë para.

    “Gjeneral Agim Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që në ditë e para dhe është bërë Komandant i saj në periudhën me vendimtare të luftës. Ai është pjesë e rëndësishme e historisë dhe lavdisë se UÇK -se sepse i është përgjigjur kur e ka thirrë Atdheu. Ata qe nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të Atdheut  nuk mund ta ndryshojnë këtë histori ! Historia nuk mund tē kthehet prapa për ata që janë vonuar”, ka përfunduar ai.

    Postimi i plotë:

    Bashkë me Fatmir Xhelilin patëm një takim të këndshëm  me gjeneral Agim Çekun mikun e Fehmiut,mikun tim dhe të familjes, njeriun me virtyte të larta dhe me kontribute të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë  e Kosovës. Gjeneral Çeku është  hero i dy luftërave çlirimtare të Kosovës dhe Kroacisë  dhe kushdo qe mundohet të mohojë  këtë kontribut e korit veq veten e tij.

    Gjeneral Agim Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që në ditë e para dhe është bërë Komandant i saj në periudhën me vendimtare të luftës. Ai është pjesë e rëndësishme e historisë dhe lavdisë se UÇK -se sepse i është përgjigjiur kur e ka thirrë Atdheu. Ata qe nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të Atdheut  nuk mund ta ndryshojnë këtë histori ! Historia nuk mund tē kthehet prapa për ata që janë vonuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Lladrovci: A e din çka do të thotë 9 vjet me punu me duar të pastra

    Lladrovci: Ngushëllime familjes Mulaj për humbjen e të riut nga aksidenti në Terstenik

    Lladrovci godet Qeverinë për mbylljen e “Feronikelit”: Injorimi i nivelit qendror po rrezikon qindra vende pune!

    Të Fundit

    Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviq

    VIDEO/ Erërat e forta në Lindau Bodensee të Gjermanisë, një vajzë ka mbetur brenda veturës

    Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin

    Nxehtë sot, maksimalja deri në 35 gradë

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.