Lajme

Kaq xhami shkatërroi Serbia gjatë luftës në Kosovë

Shumë xhami u shkatërruan gjatë luftës së fundit në Kosovë, por edhe në Bosnje e Hercegovinë.

E krejt këto dëme që iu shkaktuan objekteve fetare islame në këto dy vende, agresori ishte Serbia. Tani, ato u sollën të përmbledhura në fotografi, në ekspozitën Bashkësisë Islame ne Prishtinë.

Naim Tërnava, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, tha se “u shkatërruan gjithsej 832 xhami, pa i përfshirë këtu objektet e tjera fetare dhe kulturore. Nga ky numër, 218 xhami u shkatërruan në Kosovë, ndërsa 614 në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Dëmtimi i të njëjtave u tha se u bë më një qëllim të caktuar.

Në ekspozitën e titulluar “Kujtesa në fotografi”, të realizuar mes bashkësive islame të Kosovë se Bosnjës, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai tha se në vitin 2021, qeveria ka krijuar komision për dokumentim të dëmeve e humbjeve.

Në fund, mysafirët patën mundësi të marrin edhe fletushka më fotografi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button