Një orë lojë tashmë ka kaluar në stadiumin “Al Bayt”, aty ku po zhvillohet ndeshje e dytë gjysmëfinale e Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Marokut.
Kampionët në fuqi po vazhdojnë ta ruajnë epërsinë minimale 1-0 të cilën e arritën pas vetëm pesë minutave lojë.
Theo Hernandez ishte realizues i golit që po e ofron Francën gjithnjë e më afër finales së madhe.
Maroku nga ana tjetër nuk po dorëzohet dhe e ka vënë Francën në disa raste në vështirësi.