Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë deklaratë, Kallas e bëri në “X”, ku shkroi për fillimin e punës së emisarit të posaçëm për dialogun, Peter Sorensen.
“Na pret një punë e rëndësishme. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo.
Ajo e falënderoi Miroslav Lajçakun për angazhimin e deritashëm.
Ndryshe, Miroslav Lajçak, diplomati sllovak, ka dorëzuar të premten zyrtarisht detyrën e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi te pasardhësi i tij, Peter Sorensen.
Ai ka thënë se kjo ka qenë detyrë sfiduese, por pati mision shpërblyes me arritjen e marrëveshjes së Ohrit.
“Dhe përfundon. Pas 4 viteve dhe 10 muajve si emisar i dialogut, po ia dorëzoj zyrtarisht detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë sfiduese, megjithatë, një mision shpërblyes dhe Kosova e Serbia mund të jenë krenare që arritën Marrëveshjen e Ohrit” – ka shkruar ai në platformën “X”.
I warmly welcome Peter Sørensen as my @EUSR_Dialogue.
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 3, 2025
There is important work ahead of us. Full normalisation of relations is only way for Kosovo and Serbia to join the EU.
Thank you for your efforts @MiroslavLajcak! Work done serves as basis to reengagement.