Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka bërë një thirrje publike për qytetarët, duke u kërkuar që më 9 shkurt të vendosin për të ardhmen e vendit.
Lekaj që në këto zgjedhje mban numrin 7 ka renditur një sërë çështjesh që, sipas tij, kërkojnë ndryshim urgjent, si diplomacia, zhvillimi ekonomik dhe drejtësia sociale. Lekaj ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesën e projekteve zhvillimore dhe për keqmenaxhimin e sektorëve kyç.
“Nga fjalët dhe mashtrimet tek puna dhe veprat. Nga ndihmat sociale tek pagat e dinjitetshme. Zgjedhja është në duart tuaja!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Nga sot, ju keni edhe 7 ditë kohë për të vendosur për të ardhmen e vendit tuaj.
Vota juaj këtë të diel mund të bëjë ndryshimin e madh, duke zgjedhur:
1. Nga fjalët dhe mashtrimet tek puna dhe veprat.
2. Nga diplomacia bllokuese tek bashkëpunimi euro-atlantik.
3. Nga ndihmat sociale tek pagat e dinjitetshme.
4. Nga tenderët njëburimorë tek projektet zhvillimore.
5. Nga vjedhja e rrymës tek ulja e çmimit të saj.
6. Nga grantet e vjedhura tek bujqësia prodhuese.
7. Nga përçarja e popullit tek një shoqëri dhe rini prosperuese.
Zgjedhja është në duart tuaja!