Përfaqësuesja e lartë, Kaja Kallas është shprehur kundër idesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje ushtarake në valën e sulmeve midis Izraelit dhe Iranit.
Sipas Kallas, ndërhyrja nga SHBA “do ta tërhiqte” të gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë dhe më të rrezikshëm.
Paralajmërimi i saj erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi hapur që vendi i tij, një mbështetës i vendosur i Izraelit, mund të ndërmarrë një qasje praktike për t’i dhënë fund armiqësive.
“Ne nuk jemi të përfshirë në të. Është e mundur që të përfshihemi. Por në këtë moment nuk jemi të përfshirë”, tha Trump për ABC News të dielën.
Të martën, Kallas e bëri të qartë se Bashkimi Evropian nuk do ta mbështeste ndërhyrjen e armatosur të Amerikës.