Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se ne Serbi ende kultivohet nga ideologjia e gjenocidit dhe se kështu armatimin që po e proklamojnë, presin momentin që ta zbrazin tek fqinjët.
Sipas Kajtazit, Serbia nuk është denazifikaur edhe pas bombardimeve 77 ditore të NATO-s, në 1999.
“Këtu kombinohen dy faktorë, faktori psikologjikë, serbët nuk janë denazifiku, pjesa më e madhe e serbëve ndikohen nga ideologjia serbe e gjenocidit, dhe problemi i dytë është faktori rus që e ushqen këtë ideologji.
Serbia pavarësisht bombardimit 77 ditësh Serbia nuk është denazifiku, elita politike serbe, kisha ortodokse serbe, klasa intelektuale serbe e prirë nga akademia e shkencave dhe arteve serbe kultivojnë ende ideologjinë gjenocidit dhe derisa kjo ideologji kultivohet dhe ne nuk duhet të presim që Serbia do të jetë paqësore brenda natës e cila do të lidh traktate për paqe e do ta qetësoj rajonin ata janë të prirë të vazhdojnë në këto drejtime…”, ka thënë Kajtazi në “FIVE” të Dukagjinit.
Duke theksuar se rasti i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, – i cili u dhunua nga BIA serbe – shpërfaq shpirtin e Serbisë, Kajtazi ka potencuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk përfaqëson asgjë më shumë se sa një pasardhës i Adolf Hitlerit.
“BE-ja në rastin e Snaduloviqit ka dëshmu se nuk është ajo BE e vlerave të pas luftës së dytë botërore, është brengosës ky fakt. Ekuivalenca e këtyre që sot pra e klasës politike serbe është tipike ekuivalenca sikur izraelitët të kishin hyrë në bisedime me nazistët mbas luftës, pra Vuçiqi nuk përfaqëson asgjë më pak as më shumë jashtë një pasardhësi të Hitelerit”, ka thënë Kajtazi.