Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ka video të tjera”, gazetarja tregon detaje për vajzën që shfaqet në skandalin e Gjicit: Gjuan dhe piketon zyrtarët

    17/06/2023 15:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nuk dihet ende cila është vajza që u shfaq në video-skandalin e kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici, edhe pse që prej ditës së djeshme ka pasur mjaft aludime.

    Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar detaje rretha vajzës në fjalë, për të cilën tha se është e njohur për shantazhet përmes videove erotike.

    Sipas Topallit, vajza është e njohur në zonën e Durrësit dhe përpara disa javësh ka një tjetër denoncim në komisariatin numër 2 për një vepër tjetër të ngjashme me rastin e Kukësit.

    Gazetarja ka thënë në Euronews Albania se nuk dihet nëse vajza është organizatore apo zbatuese e planeve.

    “Vajza në video nuk është një punonjëse e bashkisë së Kukësit, ne kemi arritur ta mësojmë identitetin, por për arsye etike nuk mund ta bëjmë publike. Meqënëse është dhe nënë fëmijësh preferojmë të mos ia themi emrin e plotë. Megjithatë më duhet të jap disa detaje. Zonja në fjalë është e njohur nga organet ligjzbatuese për bëma të tjera të tilla. Vetëm dy muaj më parë ajo ka një regjistrim në komisariatin e policisë numër 2 për një vepër të tillë të ngjashme. Por ndërkohë në Durrës ajo njihet më tepër. Në shumicën e rasteve ajo gjuan dhe piketon zyrtarë shtetërore, lokal apo qendror”.

    “Ekziston dhe një mit i hidhur në Durrës për një ngjarje të rëndë, kur organet ligjzbatuese të hetojnë të shkuarën e vajzës, ndoshta mund të zbulojnë dhe detaje rrëqethëse dhe shumë të rënda. Nuk mund të them nëse kjo është një organizatore apo zbatuese e atye planeve. Referuar të shkuarës dhe personave që piketon nuk mund të jetë organizatore, është dikush tjetër që qëndron prapa saj për t’i krijuar lidhjet, për t’i bërë video dhe për t’i bërë shantazh zyrtarëve”.

    “Janë të shumta videot e pushtetarëve që qarkullojnë që janë bërë në mënyra të tilla për t’i bërë santazhe apo për t’i eliminuar nga skena politike”, tha Topalli.

    Artikuj të ngjashëm

    Safet Gjici e lë përkohësisht qelinë, shtrohet në një spital privat në Tiranë

    Skandali seksual në zyre, SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për Safet Gjicin

    Gjykata e Posaçme lë në burg Safet Gjicin

    Të Fundit

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.