Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Jasharaj: Ministri Murati, ndër fajtorët kryesorë pse e kemi këtë gjendje në arsim

    30/03/2024 09:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë.

    Sipas Jasharajt, fajtorë për gjendjen e krijuar në arsim është hiç më pak se ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    “Nga përvoja e gjatë sindikale që e kam, ministri Hekuran Murati e them publikisht se është njëri nga fajtorët kyçë, sepse ai po harron që përveç se është ministër i Financave dhe Trasnfereve, është edhe i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga vet ky fakt, ai duhet të jetë flamurtar, ta nxisë dialogun, të krijojë kushte edhe kur qeveria thotë jo, të insistojë që të ketë dialog me sindikatat. Këtë detyrë e ka ministri. E në vend të kësaj, ai e ka bllokuar edhe punën e Këshillit ekonomik-social, ku ulen me ligj tri palët: Sindikatat, Qeveria dhe përfaqësuesit e bizneseve dhe merren vesh për kërkesat. Ai e ka bllokuar edhe këtë institucion, duke qenë kundër dialogut”, u shpreh Jasharaj, në intervistë për Ekonomia Online.

    Madje, kryesindikalisti akuzon ministrin Murati për përpjekje për t’i shuar sindikatat në vend. Thotë se ka gënjyer e ka shpifur ndaj tyre. Fajtor e konsideron edhe për vlerën e koeficientit të pagave.

    “Ai (Hekuran Murati) bëri çmos edhe 5-6 muaj para vendimit përfundimtar për koeficientin, ai u deklarua që në qershorin e vitit të kaluar se ngritja e koeficientit do jetë vetëm pesë euro, nga 105 në 110 euro, dhe e konsiderojmë si njërin nga faktorët kyçë edhe për ligjin e pagave, edhe për koeficientin e ulët edhe për deklaratat e tij kundër SBAShK-ut, deklarata shpifëse, gënjeshtra e pa asnjë argument. E konsiderojmë fajtor edhe për tendencën për t’i shuar sindikatat ngase tërë anëtarësinë që e kishim të regjistruar me deklarimin dhe nënshkrimet e tyre në bazë të ligjit për organizimin sindikal, ai e ka shlyer në tërësi për t’i zhdukur dhe shpiku, që është një rast i rrallë në botë, platformën e-Kosova duke i obliguar njerëzit se nëse duan të jenë në sindikatë të regjistrohen në e-Kosova, i cili dihet që është portal i shtetit dhe paramendojeni, njerëzit regjistrohen për të mos u shuar sindikata në një portal të shtetit, në vend që të jetë ajo që e thotë ligji se një anëtar regjistrohet në sindikatën e vet e jo në një portal shtetëror”, deklaroi Jasharaj.

    Krahas problemeve me shtetin, Jasharaj e sheh problematike edhe një fakt tjetër. Atë të largimit të mësimdhënësve nga Kosova. Ai thotë se tash e sa kohë, mësimdhënësit kanë filluar t’i marrin pushimet njëvjeçare pa pagesë, duke u larguar në vendet perëndimore për një jetë më të mirë.

    Megjithatë, ai thotë se këto shifra nuk janë zyrtare, ngase, sipas tij, mësimdhënësit marrin leje nga DKA-të, e jo nga sindikatat.

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e arsimit në Viti nesër protestojnë para Qeverisë

    Jasharaj: Nëse Qeveria Kurti na injoron, mos të paraqitet pastaj e hutuar edhe e pikëlluar kur të vijmë deri te grevat

    Jasharaj: Viti i ri shkollor do nis me telashe për furnizimin me libra

    Të Fundit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Bogujevci thotë se ‘‘procedurat janë shumë të kjarta”: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

    Lushaku-Sadriu: Gjykata Kushtetuese i ka sqaruar procedurat, presim të respektohet rendi i ditës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.