Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ja se kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit

    07/06/2025 15:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    28 tentativa – 28 dështime.

    Edhe sot u shënua dështimi i radhës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e zgjedhur nuk arritën ta konstituonin legjislaturën e nëntë.

    Edhe seanca e sotme ishte si ajo e së enjtes, nis me vonesë, por përfundoi brennda tre minutave.

    Por kësaj radhe ishte më i zbehtë në deklarime, pasi pas dështimit për konstituim të Kuvendit, ishin vetëm deputetja e betuar e PDK-së Vlora Çitaku dhe kandidatja e cila nuk po kalon për t’u bërë kryekuvendare, Albulena Haxhiu.

    Çitaku tha se situata ‘absurde’ në Kuvendin e Kosovës fatkeqësisht po vazhdon.

    “Fatkeqësisht situata absurde në Kuvendin e Kosovës po vazhdon. Kosova po mbetet pa institucion për shkak të kryeneçësisë së LVV, ne bëjmë thirrje për reflektim. Ne si PDK kemi ofruar zgjidhje, nuk është koha të barrikadohemi. Kosova është më e madhe se secila parti”, tha Çitaku.

    Ndërsa Haxhiu fajin ia lë ish-opozitës për ngërçin politik.

    “Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Haxhiu.

    Kjo seancë, e mbajtur një ditë pas festës së Kurban Bajramit, ngjalli shpresat tek disa deputetë se situata do të ndryshojë, e partia në detyrë do të kishte reflektuar. Madje edhe myftiu Naim Tërnava gjatë ditë së djeshme me humor pati thënë se do të therte kurban për t’u konstituuar Kuvendi. Megjithëse, as kjo nuk kreu punë.

    Seanca e 29-të do të zhvillohet të hënën e 9 qershorit në ora 11:00, megjithëse me deklarimet e deputetëve të betuar të partive politike, situata është e prirë të mos ndryshojë

    Artikuj të ngjashëm

    Basha: Partitë le të maten me Kurtin për Qeverinë, jo për Kuvendin

    Arifi: Partitë ish-opozitare po qesin fall, po e presin rënien e Kurti

    Seanca e radhës, Kuvendi del me njoftim

    Të Fundit

    Me nderim e mirënjohje përkujtohen dëshmorët Jetmir Mazrekaj dhe Enver Dobraj

    Ja se kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit

    Ushtarakët kosovarë diplomojnë me sukses në SHBA, Osmani: Krenari për Kosovën 

    TikTok-u rikthehet në Shqipëri

     Kurti ia bën një përmbledhje arrestimeve për spiunazh, lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.