Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Iu refuzua propozimi nga SBASHK-u, deklarohet për herë të parë Gola 

    23/09/2022 23:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola ka thënë se propozimi i tij, i dhënë sot, që të ndalet greva dhe mësimdhënësit të shfrytëzojnë mekanizma të tjerë për t’i bërë presion qeverisë, është refuzuar nga SBASHK.

    Gola, në “DPT te Fidani” ka thënë se refuzimi i SBASHK është kategorik dhe i barrikaduar. Ai e ka quajtur të çuditshëm refuzimin e SBASHK nëpërmjet takimit online që e kishin këtë mbrëmje.

    “Është refuzim kategorik, i pa mëdyshje dhe goxha do të thoja i barrikaduar. Ne mund ta kontestojmë metodologjinë si i kanë mbledhur ato të dhëna. Një refuzim goxha i çuditshëm i propozimit aspak politik, aspak taktizues, por të sinqertë”, ka deklaruar ai.

    Gola i ka parë me dyshim mesazhet që udhëheqësit e SBASHK-ut i kanë dërguar nëpër shkollat e Kosovës, ku propozimi i tij paraqitet edhe si propozim i ministrit të Financave, Hekuran Murati.

    Ai ka thënë se kjo mund të jetë bërë për të krijuar pyetje sugjestive te anëtarët sindikalë në nivele komunale.

    “Ata i kanë shpërndarë në komuna, kush është për propozimin e Ardian Golës. Ata e kanë futur edhe Hekuran Muratin, ai s’ka bërë asnjë propozim të tillë, por kush e di se si… Ato mesazhe janë në atë mënyrë që propozimi im të duket i orkestruar politikisht, që me futë pyka dhe përçarje në grevën e sindikalistëve”, ka thënë ai.

    Propozimi i Golës sot në komision, ishte që SBASHK të ndërpres grevë dhe të përdor mekanizmit e mos-notimit të nxënësve, si presion ndaj Qeverisë së Kosovës për t’i plotësuar kërkesat e tyre.

    Gola ka thënë se propozimi i tij nuk ishte i koordinuar me kryeministrin Albin Kurti, por ishte i diskutuar me anëtarët e komisionit që e drejton.

    “Unë nuk jam koordinuar me kryeministrin Kurti, absolutisht jo. Ishte vullnet nga ana ime dhe i diskutuar edhe nga komisioni”, ka thënë ai.

    Qëndrimet e kryeministrit Kurti janë parimore, ka vlerësuar Gola, ngase sipas tij, ai po mbron interesin e përgjithshëm, duke e pasur të pamundur të plotësojë kërkesat e vetëm një sektori.

    Artikuj të ngjashëm

    Ironizoi me deputetët e VV-së, Gola i reagon: Bekë, si ekspert i drogave që koke, qysh mos me e pa kush ka mbete me kritiku?

    Pushteti mori vendim për mbyllje, Gola i VV-së habitet se si po mbrohet Klan Kosova

    Ankohet deputeti i VV-së: Çfarë po ndodh me Facebookun, nuk po shoh postime të miqve

    Të Fundit

    Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin

    Nxehtë sot, maksimalja deri në 35 gradë

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.