Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-ushtari i UÇK-së nga Mitrovica që prej 10 vitesh banon i vetëm në mal

    17/06/2025 20:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Burim Idrizi është ish-ushtar i UÇK-së që ka zgjedhur një stil interesant jetese. Ai që 10 vite banon në mal, në fshatin Batahir, duke e prekur jetën urbane vetëm disa herë në vit.

    Idrizi nuk ka as energji elektrike të pranishme në jetën e tij të përditshme.

    Ai, për “Krejt Kapak” në Klan Kosova, tha se e ka zgjedhur malin të banoj, për të qenë “sa mâ larg zhurme”.

    Tutje veterani, tha se për shkak se ka marrë plagë në luftë, i është nevojitur të qëndroj larg zhurmës, ashtu që edhe të merret me vetën.

    Ai tha se pas luftës filloi të mos ndihej mirë psiqikisht. Por të dal të jetoj në mënyrë kaq të jashtëzakonshme, e ka ndihmuar pasioni që ka.

    “Po krejt i përthekon pasioni. Se duke e ndjek pasionin, kam arrit me gjet vetën në shkallë tjera.”, tha ai.

    Ai tha se është merr me lexime, e pastaj ka zbuluar se çka e ka penguar në jetën urbane.

    I pyetur për plagën në dorë, ai la të nënkuptohej seluftimi për atdhe qe krenari, por tha poashtu se ndjen dhimbje për të tjerët, për ata që kanë vuajtur në luftë.

    “Më shumë të dhemb për tjetrin në luftë, sesa që të dhemb trupi yt.”, u shpreh Idrizi.

    I njëjti ka rreth 10 copa të granatës në trup.

    Idrizi nuk përdor energji elektrike. Ai për ndriçim, kryesisht përdor energjinë solare apo bateri përkatëse.

    Ai rrëfen se del në qytet për dokumente, a për ndonjë pajtim apo parandalim ngatërrese mes njerëzve.

    VIDEO e plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Dita e Çlirimit, Tasholli: Ata që e bartën mbi supe luftën, s’janë në mesin tonë

    Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor 1999

    Këto aktivitete zhvillohen në Shtime për nder të ”Ditës së Çlirimit”

    Të Fundit

    Ambasadori frencez: Rruga e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

    Përfundon takimi i Trump në “Situation Room”, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit

    Izraeli goditi direkt impiantin bërthamor në Natanz

    Nexhmedin Spahiu eskalon ndaj Blerim Latifit: Nëse lufton me u bashku me Shqipërinë, unë kam me ta kthy pushkën

    Vllasi: Çfarëdo llogarie që po bën VV-ja me këtë cirk në Kuvend, keq e ka!

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.