Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Ish konkurenti i Për’puthen i jep jetë projektit të shumëpërfolur ”Temas”! Premiera më 15 gusht!

    10/08/2022 12:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Azem Halimi ish konkurenti i Për’puthen me origjinë nga Lugina e Preshevës, fitoi zemrat e publikut me çiltërsinë dhe ndjeshmërinë që depërtonte. Rrugëtimi i tij në program zgjati 5 muaj. Edhe pse nuk u përputh në emision, ai mesa duket u përputh me botën e televizionit, ku ka menduar të sjellë diçka ndryshe nga ish konkurentët e tjerë që publikuan këngë dhe dyqane online.

    Pa zhurmë mediatike, pa intervista të përjavshme, pa skandale, Azem Halimi pas shumë muajsh pune instensive, ka lançuar trailerin e filmit “Temas”. Një film me metrazh të shkurtër që i dedikohet vendit nga ai vjen.

    I realizuar i gjithi në Preshevë, me një staf xhirimi nga Shqipëria “Lori Studio”, Azemi ka dashur të bëjë bashkimin që politika nuk na e lejoi. Filmi ka një mesazh të fortë, atë të rikthimit të emigrantëve në atdhe. Nga postimet në rrjetet sociale kemi mësuar që Premiera e filmit do të mbahet me 15 gusht në qytetin e Preshevës, në të cilën priten të jenë të pranishëm figura intelektuale të Preshevës dhe jo vetëm. Më vonë Azemi ka premtuar se filmin do e prrzantojë edhe në qytete të tjera të “Shqipërisë së Madhe”.

    Mesa duket pesha e tij në televizion ka qenë më ndryshe se e konkurentëve të tjerë, pasi ai nuk ka përfaqësuar veten, por Luginën e Preshevës. Epo, kaq të mirë qenkan djemtë e Luginës?! Suksese Azem!

    Të Fundit

    Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviq

    Erërat e forta në Lindau Bodensee të Gjermanisë, një vajzë ka mbetur brenda veturës

    Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin

    Nxehtë sot, maksimalja deri në 35 gradë

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.