Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi mendon se Kosova tash ka nivelin më të ulët të raporteve me SHBA’në.
Ai ka kritikuar Albin Kurtin si nuk arriti të ketë një takim të dinjitetshëm gjatë vizitës atje.
‘’Relacioni me Amerikën, është në pikën më të ulët. Vjen kryeministri, 14 ditë rri në Amerikë, 1 fotografi te shkallët. Asnjë takim serioz. As në pentagon e department. Me shku diku. Një insititucion të SHBA. Kryeministri nuk shkon nëpër teqe, xhamia, kisha. Asnjë kryeministër i botës nuk shkon nëpër fabrika.’’, tha ai në Pressing.
”Qeveria ose duhet me i rehabilitu raportet me SHBA’në, ose duhet me dhënë dorëheqje. Nuk ka rrugë tjetër.”
”Krejt çka ka thënë para se me ardhë në pushtet, ka rrejt. Ama gjithçka. Kosova nuk e meriton një mashtrues të tillë”.
Krasniqi ka thënë se një prej arsyeve kryesore është se ai ia ka lëshuar në qafë aktivistët e VV-së ish-kryetarit të partisë, Visar Ymeri, kur ky i fundit ndau rrugët me Kurtin.
Arsyeja pse unë jam inatos thellësisht me Kurtin, se nuk mundesh me ia lëshu krejt langojt e VV-së Visar Ymerit. Ai është kuadri më i mirë në Kosovë. Krejt langojtë e VV-së ia lëshoi Ymerit”, tha ai.
Krasniqi ka thënë se Kurti është nuhatës i zoti i situatave.
“Albin Kurti është nuhatës i tmerrshëm i situatave. Askush sikur ai nuk i kupton gjërat”, ka thënë ai.