Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-avokati i Popullit thotë se pagat për mësimdhënësit u ndalën jashtëligjshëm

    04/10/2022 13:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në një intervistë ka folur për çështjen e mosekzekutimit të pagës së shtatorit për mësimdhënësit pas grevës në arsim, teksa thotë se veprimi i Qeverisë është i jashtëligjshëm.

    Jashari shton se mosekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me Ligjin mbi grevën.

    Sipas tij, Qeveria nuk guxon të shpërfaqë masa disiplinore ndaj grevistëve.

    “Sipas përkufizimeve edhe detyrimeve që e përcjell ligji mbi grevën, mendoj që nuk ka të drejtë ngase në disa dispozita Ligji për grevat e rregullon këtë çështje dhe vendos kufizime decidive për Qeverinë që në raste të tilla nuk guxon të shpërfaqin masa disiplinore, largime prej pune ose ndëshkime materiale, kështu që është dispozitë goxha kategorike në kuptimin e mbrojtjes që iu ofrohet grevave”, u shpreh Jashari për EO.

    Duke folur për këtë çështje, Jashari thotë se Qeveria ka të drejtë ta dërgojë lëndën në Gjykatë, por që shprehet skeptik se një gjë e tillë mund të fitohet karshi grevistëve.

    “Besoj që po, mirëpo për mos me ardhë në një situatë të tillë, është një dispozitë tjetër e po këtij ligji e cila e obligon Qeverinë me përcjellë rastin në Gjykatë që të kjo e fundit ta vlerësojë nëse greva ka qenë e ligjshme ose e paligjshme, dhe mbi bazën e kësaj pagesat tjera që munden të rrjedhin”, thotë tutje Jashari.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e sektorit privat paralajmëron protestë, kërkohet rritja e pagave

    Lajm i mirë për punëtorët teknikë të Prishtinës, komuna ua rrit pagat

    SPAK: Qeveria e Kosovës është vonuar me vendimin për rritjen e pagës minimale

    Të Fundit

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.