Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Manastirin e Deçanit.
Ish-anëtari i Kushtetueses ka treguar se në lidhje me moszbatimin e këtij vendimi kanë filluar edhe hetimet nga Prokuroria e Shtetit.
“GJykata Kushtetuese ka marr aktvendim që të nisë hetimet ndaj personave të autorizuar në Deçan të cilët nuk e kanë zbatuar vendimin. Sa kam informacione unë, kryetari dhe institucionet aty janë nën hetim nga Prokuroria e Shtetit”, ka deklaruar Kryeziu në “Debat Plus”.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Deçanit është deklaruar në lidhje me këtë çështje.
Bashkim Ramosaj ka konfirmuar këtë informacion duke thënë se nuk është ftuar akoma nga Prokuroria.
“Realisht është ngrit një procedurë në Prokurori, mirëpo është një far lloj agresioni që bëhet, ose një far lloj trysnie që bëhet, por si kryetar i Komunës kjo procedurë nuk mundet me më penalizu.”, është shprehur Ramosaj.
“Nuk jam ftuar akoma nga Prokuroria, nëse ftohna unë do t’i përgjigjem ftesës së tyre”, ka shtuar ai.