Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, shkruan GazetaDemos.
“Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda”, tha ai.
Postimi i plotë:
Ngushëllimet më të thella Presidentit Hashim Thaçi si dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të babait dhe familjarit Haxhi Thaçi. Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda.
Isa Mustafa